Konçul: Kolona dhe pritje deri në 5 orë (foto)
Lokale

Konçul: Kolona dhe pritje deri në 5 orë (foto)

04.Jan.2013 16:58
0
Rreth 200 automjete, kryesisht me targa të vendeve të Evropës perëndimore po presin për të hyrë në Serbi përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë-Konçul që lidhë Kosovën me Serbinë. Gazetari i Titullit që edhe sot rreth orës 15h ka vizituar këtë pikë kufitare, raporton se sot për dallim nga dita e djeshme pritjet janë edhe më të mëdha për shkak të fluksit më të madh të bashkatdhetarëve që kthehen për në vendet e Evropës perëndimore. Kolonat dhe pritjet e gjata po shkaktohen nga procedura për nxjerrjen e dokumentit pa të cilin qytetarët me pasaporta të Republikës së Kosovës nuk lejohen të hynë në Serbi, ndërsa i njëjti dokument është i nevojshëm edhe gjatë lëshimit të territorit të Serbisë. “Nuk patëm problem te pala kosovare, mirëpo te pala serbe u desh qe tre prej pesë udhëtarëve sa ishim në automobil të presim për nxjerrjen e një letre pasi me pasaportë të Republikës së Kosovës nuk na lejojnë të kalojmë. Që dy orë jemi duke pritur në këtë ftoftë për ta nxjerrë këtë dokument”, theksoi për Titullin, Bajrami që udhëtonte për në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë pikë kufitare që nga dita e fundit e vitit 2012 ka filluar të zbatohet Marrëveshja për Integrim të Kufirit (IBM), mirëpo siç po shihet edhe në fotografitë e mëposhtme, përveç që ka ofruar pikat kontrolluese të dy vendeve, nuk ka lehtësuar asnjë procedurë për kalim të kufirit. Edhe gjatë ditës së djeshme në këtë pikë kalimi u regjistruan kolona të makinave të shoqëruara me pritje të gjata. Duke parë fluksin e mërgimtarëve që po kthehen nga Kosova në vendet Evropiane, pritet që e njëjta situatë të krijohet edhe gjatë ditë së nesërme në këtë pikë kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë./Titulli.com/

koncul2

koncul1

koncul3

koncul4

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/koncul3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina kërkon administrim ndërkombëtar
Ish komandanti i policisë sulmon kryetarin e Medvegjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration