Komuna e Preshevës shpërndan abetaren për nxënësit shqiptar
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka shpërndarë abetaren mbarëkombëtare për klasën e parë të shkollave shqipe në Preshevë.
“Sot pata kënaqësinë të jem prezent në mesin e nxënësve të shkollës fillore "Prof Ibrahim Kelmendi" në Preshevë”, ka shkruar Shqiprim Arifi.
Ai theksoi se qeverisja e komunale ka arritur të sigurojë këtë teskt shkollorë.
“Duke e konsideruar rëndësinë e madhe që ka ky libër për filloristët tanë, vendosëm që për këtë vit shkollor të gjithë filloristëve të Komunës sonë, t'ua sigurojmë Abetaren, si libër të parë në mësimin e shkronjave të alfabetit tonë”, shkroi Arifi.
Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucioni i vetëm që merret me sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe dhe deri më tani për nxënësit e shkollave fillore janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe ndërsa mungojnë të gjitha tekstet në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës shqipe, serbe dhe gjuhëve të huaja./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-abetare-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory