Lokale
Komuna e Bujanocit nesër në zgjedhje
Pas tubimeve të organizuara për propozim të kandidatëve të dielën do të mbahen zgjedhjet e rregullta në shumicën e Bashkësive Lokale (BL) të Komunës së Bujanocit.
Bilaci, Nesalca, Tërnoci, Dobrosini, Llucani, dhe Bashkësia Lokale e Bujanocit, nesër në orën 8h do të hapin vendvotimet ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatët në listën e shpallur për anëtarë të B.L.-së
Qytetarët votën e tyre mund ta japin deri në orën 19h kur edhe do të bëhet mbyllja e vendvotimeve.
Kryetari i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda i cili i ka shpall këto zgjedhje, i tha Titullit se zgjedhjet pritet të mbahen në atmosferë të qetë, ndërsa thekson se në disa Bashkësi Lokale ka pasur parregullsi gjatë tubimeve zgjedhore.
“Të dielën nuk do të ketë zgjedhje në Muhoc, Letovicë dhe Samolicë”, u shpreh Hyda duke theksuar se në Muhoc është anuluar tubimi zgjedhor për shkak se “kryetari i BL-së ka shkelur të gjitha rregulloret”.
“Në Muhoc ishte anarki, tubimi është mbajt ndërsa procesverbali është bërë në shitore”, tha kryetari i Kuvendit.
Ai shpjegoi se tubimi i Letovicës është shty për një ditë tjetër, kurse në Samolicë është anuluar për shkak ankesave të qytetarëve.
NëB.L në Turi dhe Osllarë nuk do të mbahen zgjedhjet pasi këto dy vendbanime para dy viteve kanë marrë stutasin e Bashkësisë Lokale dhe se udhëheqësia e tyre ka edhe dy vite mandat të rregullt.
Përvec në këto vendbanime shqiptare, zgjedhjet do të zhvillohen edhe në B.L. në fshatrat serbe të Komunës së Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/vendvotimi52.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!