Haziri kundër vendimit të policisë për të gjobitur qytetarët e Luginës
[caption id="attachment_68645" align="alignleft" width="300"] Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri[/caption] Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri sot në një konferencë për medie ka akuzuar policinë e Kosovës dhe atë të rajonit të Gjilanit e cila me një vendim të saj tenton të gjobit padrejtësisht qytetarët e Luginës së Preshevës. Haziri ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta shfuqizon këtë vendim sepse është diskriminues.Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri të shtunën është marrë edhe me një vendim siç e quajti ai të padrejtë dhe diskriminues për qytetarët e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës).
Haziri tha se vendimi i policisë së Gjilanit dhe i Qeverisë së Kosovës që të gjobitën qytetarët e Kosovës Lindore vetëm pse vizitojnë të afërmit apo familjarët e tyre në Gjilan e Kosovë është vendim absurd, i padrejtë dhe diskriminues, transmeton rajonipress.
Sipas Hazirit Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta shfuqizojnë këtë vendim i cili shkel edhe të drejtat civile. "Këto taksa po aplikohen ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore kurse në të njëjtën kohë tolerohen serbët e Kosovës me nga 2 e 3 palë tabela të lëvizin dhe të vizitojnë të afërmit e tyre. Nuk e kam të qartë se interes i kujt është që të pengohet ardhja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në Kosovë”, ka pyetur Haziri.
Haziri tha se me këto taksa e gjoba po shkelen të drejtat civile të shqiptarëve të Kosovës Lindore kurse në Serbi ata po mbesin nën mëshirën e nacional shovinistëve serb.
Të premten portali i pavarur informativ Titulli.com raportoi për urdhëresën e lëshuar nga Drejtorati i policisë në Gjilan që policia e komunikacionit në këtë komunë duhet të dënojë me 150 euro çdo veturë me targa të Serbisë të cilat janë futur në Kosovë pa paguar sigurimin për automjete./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/policia-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory