Komuna e Bujanocit me masa lehtësuese ndaj Covid-19 (lexo me kujdes)
Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur sot ka sjellë konkluzion rreth masave të reja mbrojtëse nga për parandalimin e pandemisë Covid 19.
Në bazë të Raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit si dhe të raportit të Drejtoratit për punë të inspeksionit mbi ekzekutimin e kontrollit ndaj respektimit të zbatimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe nga të gjithë punëdhënësit në territorin e Komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është më stabile, nën kontroll, është ulur numri i kontrollimeve mjekësore në Ambulancën Covid dhe me këtë edhe numri i të sëmurëve, dhe se masat e ndërmarra mbrojtëse janë duke u respektuar në masë të duhur.
Duke u bazuar në këtë raport shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme vendosë këto masa:
- Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i objekteve hoteliere që kanë veranda, ashtu që këto objekte nuk do të ofrojnë shërbime gastronomike në pjesën e mbyllur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (verandë) nga ora 23:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,
- Ndalohet puna e lokaleve të bixhozit, bastoreve sportive, objekteve të lorëza të fatit, objektet/lokalet për argëtim dhe lojëra) nga ora 23.00 – 06.00.
- Qytetarëve iu rekomandohet që të vazhdojnë respektimin e detyrueshëm të masave të parapara që përkojnë: me mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike dhe larjen e rregullt të duarve.
Masat nga pika 1 të këtij Konkluzioni do të aplikohen nga 22.08.2020.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-sheshi-lokalet.jpg): failed to open stream: No such file or directory