Arifi: Nënshkrova pagesat afro 10 milion dinarë për studentët
Keyetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka shkruar sot se ka nënshkruar për kryerjen e pagesave për bursat e studentëve.
"Sapo nënshkrova pagesat për bursat e 725 studentëve që kapin vlerën prej 9.988.000,00 dinarëve, ose rreth 85.000 eurove", ka shkruar Nagip Arifi.
Postimi i plotë i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit:
Komuna e Bujanocit kryen pagesat e bursave për studentë Kryetari i komunës së Bujanocit sot ka nënshkruar pagesat për 725 studentë të komunës së Bujanocit për vitin akademik 2019/2020.
Shuma e përgjithshme për bursat e studentëve kap vlerën prej 9.988.000,00 dinarë, ku ndarja e mjeteve financiare është bërë sipas këtyre kriteriumeve: - për studentët me notë mesatare mbi 9.50 janë paguar nga 22.000 dinarë, - për studentët me notë mesatare prej 9.00 -9.50 janë paguar nga 19.000 dinarë, - për studentët me notë mesatare prej 8.00 - 9.00 janë paguar nga 17.000 dinarë, - për studentët me notë mesatare prej 7.00 - 8.00 janë paguar nga 15.000 dinarë, - për studentët me notë mesatare prej 6.00 - 7.00 janë paguar nga 13.000 dinarë, - për studentët e vitit të parë që kanë notë mesatare nga shkolla e mesme prej 4.00 - 5.00 janë paguar nga 11.000 dinarë, kurse për ata me notë prej 2.00-4.00 nga 5.000 dinarë.
Gjithashtu, edhe për studentët që studojnë në botën e jashtme, si Francë, Austri, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu kanë paguar nga 15.000 dinarë.
Konkursi ishte i shpallur më 10.01.2020, kurse vendimi për pagesat e tyre daton nga 07.05.2020, por përshkak të problemeve financiare që e shoqëruan komunën gjatë mandatit të kaluar, pagesat janë vonuar deri më sot.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/B_IMG_1597996480669.jpg): failed to open stream: No such file or directory