Komuna e Bujanocit aktivizohet në realizim të projekteve
Komuna e Bujanocit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ka shtuar kujdesin ndaj disa problemeve që banorët ballafaqohen në jetën e përditshme, shkruan Titulli.com.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune thuhet se po vendosen kontajnere të ri në qytetin e Bujanocit dhe po shtohet numri i tyre me qëllim të rritjes së kapaciteteve ekzistuese.
Në nëntor të vitit 2019 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës, Fatmir Matoshi ka dorëzuar s komunës së Bujanocit donacionin prej 350 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave.
Gjithashtu, kryetari i komunës nënshkroi kontratën për rregullimin e rrugës Muhoc - Breznicë.
“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi , nënshkroi kontratën për rregullimin e rrugës Muhoc - Breznicë në mënyrë që banorëve të kësaj pjese t'i sigurohet qarkullim i lirë e pa pengesa. Banorët e Malësisë, pas ndalesës së përdorimit të kufinit me Kosovën po përballen me vështirësi të shumta”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komuna e Bujanocit përmes këtij investimi ka vlerësuar se rregullimi i rrugës do të mundësojë edhe qarkullimin e automjeteve që do të përkujdesen për pajisjen me barna, mjekë nga Bujanoci dhe nevojat e tjera përgjatë kësaj gjendje/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-komuna.jpg): failed to open stream: No such file or directory