Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc: Ramazani është një mundësi për njerëzimin
Lokale

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc: Ramazani është një mundësi për njerëzimin

12.Apr.2021 12:38
0

Mesazhi i kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Ragmi ef, Destani, me rastin e fillimit të muajit të ramazanit

Bismilahirrahmanirrahim, Të nderuar besimtarë të Luginës së Preshevës në tërësi dhe të komunës së Bujanocit në veçanti

Eselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuh /

Paqja mëshira dhe begatitë e Allahut qoftshin mbi ju / Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, dhe në emrin tim personal: Ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të ramazanit. Muaj të cilin Allahu i madhëruar e veçoi dhe e dalloi nga të gjithë muajt dhe ditët e tjera me veçori të shumta. Muaj, ku të gjithë muslimanët e botës kanë të njejtën ndjenjë dhe të njejtin qëllim,, qëllimin e adhurimit të Allahut dhe të afrimit me Të Është muaj, i devotshmërisë dhe i solidaritetit,, i durimit dhe vetëpërmbajtjes,, muaj ku besimtari musliman angazhohet që të jep maksimumin e tij vetëm e vetëm që Allahu të jetë i kënaqur me të. Muaji i ramazanit është muaj i bekuar nga ana e Allahut, që sjell dashuri dhe shumë të mira mes njerëzve,, unifikon familjen dhe shoqërinë muslimane,, në një qëllim drejt kënaqësisë së Allahut.

Ne po hyjmë në muajin e syfyrit dhe iftarit,, muajin e teravive dhe Kuranit,, muajin e mbushjes së xhamive me xhemat dhe natës së kadrit,, muajin e korrjes së madhe të shpërblimeve dhe të mirave të shumta nga Zoti,, muaj i hapjes së dyerve të xhenetit dhe mbylljes së dyerve të xhehenemit.

Besimtarë të nderuar: Edhe këtë vit, muaji i ramazanit po na gjen me pandeminë e corona virusit, i cili po na pengon që të jetojmë një ramazan që jemi mësuar ta kemi gjitjhmonë. Kjo pandemi, ka prekur thellë shumë familje dhe shoqëri në humbjne e të dashurëve të tyre dhe në gjendjen ekonomike të tyre. Andaj, është e nevojshme që ramazani të na zbut zemrën,, dhe të jemi afër të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë,, qoftë atë shpirtërore apo materiale. Ramazani na mëson dhe porosit që të kemi kujdes ndaj të varfërve, skamnorëve, jetimëve, zemrave të mërzitura dhe të sprovuara, dhe ndaj të gjithë besimtarëve. Ramazani e shëron zemrën dhe trurin, sepse e ndalon të mendon keq, dhe të flet keq. Dhe e largon nervozën dhe mendjemadhësinë. Ramazani për ne është, ngritje e virtyteve,, moralit dhe sjelljeve të mira me të gjithë njerëzit,, sepse pa këto agjërimi nuk do të jetë i pranuar te Zoti. Besimtarë të nderuar,,

Ramazani është një mundësi që përmes adhurimeve dhe lutjeve tona, ti drejtohemi Zotit që të na jep të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, dhe të na largon vështirësitë tona, e në veçanti sprovën e pandemisë, e cila po e rrezikon jetën e të gjithë neve. Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, edhe këtë vitë do të jep maksimumin për të organizuar jetën fetare në ramazan, përmes organizimit në xhami dhe jashtë saj, me ligjërata, lexim publik të kuranit nëpër xhami, pyetje dhe përgjigje rreth agjërimit dhe të tjera,, ndihma familjeve në nevojë përmes shoqatës GJYSMËHËNA në kuadër të Këshilli të bashkësisë islame e të tjera.

E lusim Allahun e madhëruar që këtë ramazan ta fillojmë me bindje dhe mbështetje të plotë te Zoti,, ta agjërojmë lehtë,, dhe ti kryejmë të gjitha adhurimet e parapara në ramazan. Ju uroj një ramazan të lehtë,, të begatë dhe të pranuar te Allahu i madhëruar,, duke e jetësuar atë me familjet tuaja dhe me të dashurit tuaj.

URIME TË GJITHËVE FILLIMI I MUAJIT TË SHENJTË TË RMAZANIT RAGMI DESTANI Kryetar i KBI – Bujanoc 12. 04. 2021

copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi-destani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Hiqen kufizime të pjesshme në Serbi, çka po ndodhë në vendet e rajonit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration