Hiqen kufizime të pjesshme në Serbi, çka po ndodhë në vendet e rajonit
Nga e hëna masat epidemike në Serbi, Slloveni dhe në Kantonin e Sarajevës në Bosnjë janë zbutur.
Qendrat tregtare në Serbi tani do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 e mëngjesit në 22:00.Megjithatë baret dhe restorantet që ndodhen brenda qendrave tregtare nuk do të lejohen të hapen.
Punonjësit e qendrave tregtare duhet të mbajnë maskën gjatë orëve të punës ndërsa hapësirat e përbashkëta duhet të dezinfektohet çdo një orë. Lejohet puna pa kufizim e farmacive, stacioneve të karburanteve, shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve dhe klinikat dentare.
Një vendim i ngjashëm për të lehtësuar masat u more edhe në Kantonin e Sarajevës, ku ndër të tjera u rihapën shkollat fillore dhe palestrat. Mjetet e transportit publik lejohen të punojnë vetëm me 50% të kapacitetit.
Pas 11 ditë kufizime, Sllovenia filloi nga e hëna hapjen graduale, përfshirë shfuqizimin e orës policore në fuqi prej gjashtëmuajsh dhe rihapjen e shkollave. Hapen dyqanet dhe institucionet kulturore.
Maska do të jetë e detyrueshme vetëm në mjediset e brendshme ndërsa jashtë nuk do të jetë më një detyrim për sllovenët.
Përmirësohet gjendja epidemiologjike edhe në Greqi ku u rihapën shkollat e mesme, por nxënësit dhe mësuesit do të duhet të vetëtestohet në mënyrë periodike në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim tjetër i infeksionit.v Përjashtim në rajon bën Maqedonia Veriore dhe Kosova.
Dy vende me fushata të kufizuara vaksinimi ku autoritetet u detyruan të shtrëngojnë sërish masat parandaluese./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ethja.jpg): failed to open stream: No such file or directory