Kamberi: Rama të flasë me Vuçiqin për drejtat tona në Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Kamberi: Rama të flasë me Vuçiqin për drejtat tona në Luginën e Preshevës (video)

13.Oct.2016 17:18
0
Kryetari i Komunës Bujanovc, Shaip Kamberi, në një intervistë të shkurtër për gazetarin Sonil Frashëri, në Ora News, tha se ishte takuar me kryeministrin Rama dhe kishte biseduar me të për çështjet e problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shaip Kamberi tha se diseduan me kryeministrin për probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. I thamë se cilat janë sfidat tona”.

Kamberi deklaroi se i përmendi kryeminsitrit Rama pikat të cilat ai duhet t’i diskutonte gjatë takimit me Vuçiç për bashkëpunimin mes dy vendve.

Shaip Kamberi: “I kërkuam që në takimin që do të ketë me kryeministrin Vuçiç t’i përmendë ato që në kuadër të një bashkëpunimi qëllim-mirë që po tentohet të krijohet mes dy shteteve, të përmendë çështjen e të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës. Prekëm problemet e arsimit, zhvillimit ekonomik, pjesërmarrjes së shqiptarëve në institucionet publike”.

Vizita mes kryetarit të Komunës së Bujanovc dhe kryeministrit Rama erdhi pas forumit “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Europën Juglindore” të mbajtur në Beograd./Oranews.tv/

Rama dhe Vuçiq në Beograd: Të shikojmë të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan (video)
Preshevë: Organizohet kuizi "Dhuro buzëqeshje"nga gjimnazistët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration