Kamberi flet për situatën në veri të Kosovës: Serbia është zjarrvënësja në Ballkan
Lokale

Kamberi flet për situatën në veri të Kosovës: Serbia është zjarrvënësja në Ballkan

25.Dec.2022 10:27
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerëson se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokalë.

Ai thotë se kërkesa e Aleksandar Vuçiqit për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, nuk do të realizohet. Sipas tij, presidenti i Serbisë këtë po e shfrytëzon për politikë të brendshme dhe nuk ka gjasa të aprovohet. Kryetari i PVD-së, në intervistën për KosovaPress, thotë se Serbia është zjarrvënësja në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërpresë SHBA-ja.

“Serbia është zjarrvënësja në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në Ballkan”, tha Kamberi. 

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, thotë se Serbia për çdo ditë paraqitet me dy koncepte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin. 

“Ajo çfarë po ndodh në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash, po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokalë të cilët po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vetë serbët atje. Një mafi politike përmes së cilës po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi. Pra, kjo është inkurajuese dhe Prishtina duhet t’i përdorë këto mekanizma. Duhet të përdorë ata serbë të cilët vërtetë janë të interesuar që të jenë të integruar në Republikën e Kosovës, të jenë qytetarë të barabartë dhe të kenë të drejta dhe natyrisht komunikimi i drejtpërdrejtë me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t’i vihet fundi dhe kapaku kësaj çështje”, deklaron Kamberi. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para disa ditëve ka dorëzuar kërkesë te KFOR-i për kthimin e forcave serbe të sigurisë serbe në territorin e Kosovës. Kamberi deklaron se është bërë për politikë të brendshme dhe për të qetësuar popullatën në veri. 

Sipas tij, nëse Serbisë i lejohet që të dërgojë 500 forca serbe, do të duhet një dyfish për të ruajtur të njëjtit.

“Ai edhe kur e tha kërkesën, edhe kur e shprehu publikisht se Serbia do ta ketë kërkesën për kthimin e personelit të saj, ai e thotë ushtrisë, por në fakt Rezoluta 1244 flet për personelin e Serbisë në Kosovë, në fund e tha një fjali ‘se nuk besoj se do të kalojë’. Gjithë këtë kërkesë e ka për agjendën e brendshme, për politikën e brendshme të cilën po e ndërton atje, për të ruajtur pushtetin e vet. As ai vet nuk është i bindur se kjo mund të ndodhë, sidomos jo në rrethana të këtilla. Rrethana në të cilat në veri të Kosovës kemi një destabilizim të situatës, ku Serbia shihet si një armike edhe nga vetë serbët, një pjesë e madhe e serbëve atje nuk po përjetojnë më si një shtet i cili iu mbron të drejtat, por një shtet që ia fut frikën atyre. Pra, nuk besoj se kjo është reale dhe nuk ka asnjë gjasë që kjo mund të ndodhë”, thekson Kamberi.

Serbët lokal në pikat kufitare në veri tash e dy javë kanë vendosur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. /KSP/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/haip-kamberi-d.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës
Media serbe për aksident tragjik: Familja nga Lluçani i komunës së Bujanocit, dyshohet se 1 person ka vdekur?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration