Jonuz Musliu me kërkesat e tij “bllokon” tre Kuvendet shqiptare
Lokale

Jonuz Musliu me kërkesat e tij “bllokon” tre Kuvendet shqiptare

22.Nov.2012 23:09
0
Seanca e këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës ka hasur në një boshllëk i cili rrezikon mos mbajtjen e tij. Iniciativa për mbajtjen e një seance të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është “bllokuar” për shkak të kërkesave të disa zyrtarëve të partive që kanë këshilltarët e tyre në këto kuvende përkatëse, por nuk mbajnë asnjë nga postet udhëheqëse në administratën lokale. Një prej kërkesave që sot e ka “bllokuar” këtë iniciativë ka qenë ajo e kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu. Burimi i Titullit në radhët e opozitës ka thënë me kusht anonimiteti se kërkesa e Musliut ishte që ai të udhëheqë këtë seancë të tre Kuvendeve, edhe pse nuk mbanë postin e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit. Nga ana tjetër, Nexhat Behluli, zëdhënës i Partisë Demokratike, subjekt që mbanë dy postet kryesore, kryetarin e Komunës dhe Kuvendit të Bujanocit, thotë se partia e tij përkrahë çdo iniciativë, duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave si në të kaluarën. “Partia Demokratike përkrah çdo iniciativë që është në dobi të shqiptarëve, duke marrë parasysh legjitimitetin e iniciatorit dhe se kush e fton këtë seancë”, tha për Titullin Nexhat Behluli, i cili shtoi se ekziston një traditë për mbajtjen e seancave të tre kuvendeve të komunave të Luginës ku banojnë shqiptarët dhe se ky subjekt nuk zgjedhë as kohën e as vendin për mbajtjen e saj. Duhet theksuar se Musliu në të kaluarën kishte udhëhequr disa nga seancat e tre Kuvendeve me këshilltarët shqiptarë, mirëpo për dallim nga atëherë, tani është në opozitë dhe nuk mbanë postin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit. Seanca është paraparë të mbahet të shtunën, ndërsa deri pasnesër pritet të zhvillohen edhe takime të tjera mes udhëheqësve të grupeve të këshilltarëve shqiptarë që mund të rezultojnë me një marrëveshje për mbajtjen e kësaj mbledhje./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/jonuz-musliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bilinica tani edhe me rrugë të asfaltuara
Diaspora mbron lapidarin e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration