Bilinica tani edhe me rrugë të asfaltuara
Lokale

Bilinica tani edhe me rrugë të asfaltuara

23.Nov.2012 12:22
0
Është nënshkruar sot kontrata për projektin e asfaltimit të rrugës që lidhë fshatin Bilinicë me fshatin Muhoc të komunë së Bujanocit, gjatësia e së cilës është 1.5 km. Ky projekt është i rëndësisë së veçant, pasi kjo rrugë lidhë dy vendbanime të malësisë së Bujanocit, Bilinicën me fshatin Muhoc, që deri tani ka qenë vështirë e kalueshme. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, thotë se jemi të përkushtuar që qytetarëve të malësisë së Bujanocit, të ia bëjmë një jetë më të lehtë dhe më të lumtur, raporton Titulli. “Kjo dëshmon se jemi duke punuar në atë drejtim që të gjithë vendbanimet shqiptare para se gjithash në malësinë  e Bujanocit të lidhen me asfaltimin e rrugës. Përveç që të ia bëjmë një jetë më të mirë dhe më të lumtur qytetarëve të fshatrave Bilinicë edhe Muhoc, ka synimin e zhvillimit ekonomik, sepse do të bëhet një qarkullim më i lehtë edhe prej qendrës së Bujanocit, po ashtu edhe prej zonave siç janë komunat Gjilan e Dardanë”, shprehet Arifi. Ndërkaq, Shpend Xhelili përfaqësues i vetëm i malësisë së Bujanocit në asamblenë komunale thotë se malësia e Bujanocit me vite të tëra ka mbetur e izoluar pa infrastrukturën rrugore, siç thotë ai, tani përfundimisht po lidhet dhe po kyçet me Bujanocin. Po ashtu, edhe Begzad Xhemaili, banor i fshatit Bilinicë shprehet i kënaqur, pasi sipas tij, dalëngadalë të gjitha fshatrat e malësisë së Bujanocit, po dalin në dritë. Vlera e këtij projekti është tetë milion dinarë, pa llogaritur TVSH-në. Punë kryerës është kompania “Saba Bellca” nga Presheva, ndërkaq mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës së Bujanocit. Vlen theksuar se ky është projekti i dytë që po realizohet në fshatin Bilinicë, pasi ditë më parë është realizuar edhe projekti i ujësjellësit. Në fshatin Bilinicë të komunës së Bujanocit, janë gjithsejt 18 shtëpi dhe jetojnë 160 banorë./Titulli.com/    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kontrata.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PDK: Kujdes Daçiq, por edhe ju liderë të Luginës
Jonuz Musliu me kërkesat e tij “bllokon” tre Kuvendet shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration