Lokale
Jonuz Musliu kërkon ndihmën e Jakup Krasniqit
Një delegacion i Lëvizjes së Progresit Demokratik, të udhëhequr nga lideri i saj, Jonuz Musliu, zhvilloi, në Prishtinë, takime me kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqin, ish kryeministrin Bajram Kosumi dhe Bujar Dugolli nga Rektorati i Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi me zyrtarët e lartë kosovarë, ishte njohja për së afërmi me shqetësim, të cilat aktualisht, po e përcjellin gjendjen politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës e posaçërisht në Komunën e Bujanocit, e cila sa vjen e ashpërsohet, me tendenca të keqësimit të mëtejmë.
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, i njoftoi bashkëbiseduesit, se kjo gjendje e rëndë alarmuese vjen në momentin kur tashmë kanë filluar bisedimet shqiptaro-serbe, në nivel kryeministrash Thaçi-Daçiq, pastaj përgatitja për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe planifikimi i xhandarmërisë serbe për ngritjen e një kompleksi memorial, në vendbanimet shqiptare në midis Lluçanit dhe Dobrosinit, për të rënët në luftë kundër ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për problemet e tjera me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, në fushën e arsimit të lartë, mosrealizimi në praktikë i dygjuhësisë dhe rregullimi me ligj i përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, pastaj shpërnguljet në heshtje në vendet perëndimore si dhe polisat e sigurimit në kufirin e Kosovës, të cilat janë të papranueshme për shqiptarët të këtyre viseve etnike.
Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, shprehën një keqardhje të thellë për të gjitha ato, që po ndodhin me shqiptarët e Luginës dhe treguan një gatishmëri për të ushtruar trysni tek ndërkombëtarët dhe Beogradi për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Qendra për Informim e LPD-së./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/jakup-krasniqi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!