Lokale
Cila parti opozitare po bëhet pjesë qeverisëse në Bujanoc?
Qeverisjes aktuale të komunës së Bujanocit do ti bashkohet edhe një subjekt tjetër politik i cili kishte mbetur në opozitë pas konstituimit të pushtetit pas zgjedhjeve të 6 majit të këtij viti.
Burimi i Titullit nga një parti politike serbe në Bujanoc na konfirmuar se brenda pak ditëve koalicioni aktual do të jetë edhe me një subjekt tjetër i cili deri tani ishte pjesë e opozitës.
Bëhet fjalë për Partinë Përparimtare Serbe (PPS) e cila nga radhët e veta ka dy këshilltar në Asamblenë Komunale, dhe sipas kësaj deklarate të burimit tonë del se shumica në Kuvendin e Komunës së Bujanocit në të ardhmen do ti ketë 23, dhe jo 21 këshilltar sa i ka tani.
Duke dashur që këtë informacion ta konfirmojmë edhe nga subjekti politik i cili është edhe bartës i pushtetit aktual në Komunën e Bujanocit, Partia Demokratike, gazetari i Titulli kontaktoi udhëheqësin e Shërbimit për informim të PD-së, Nexhat Behlulin.
Behluli, informacionin tonë në fillim të bisedës nuk deshi as ta konfirmoje por as nuk e demantoi, dhe në vazhdim theksoi:
“Ashtu sikur që edhe ju e dini se subjekti jonë politik Partia Demokratike vazhdimisht bën ftesë publike që jemi të gatshëm për zgjerimin e koalicionit aktual duke e pasur parasysh që kemi shumicën e ngushtë në Kuvendin komunal. Ne edhe rregullisht kemi zhvilluar biseda dhe takime të shumta për zgjerimin e koalicionit me të gjitha partitë të cilat janë pjesë e opozitës në përjashtim me subjektin e PVD-së me të cilin as që do të bisedojmë, sepse e kanë dëshmuar se nuk janë të interesuar për marrëveshje me ne”, u shpreh Behluli.
Ai po ashtu tha se për interesimin e Partisë Përparimtare Serbe (PPS) që të jetë pjesë e pushtetit në Bujanoc si parti në parim nuk kemi kundërshtime, edhe atë për dy arsye:
“E para se ne me partnerët tanë aktual, me partitë serbe, e kemi marrëveshjen e cila parasheh se funksionet dhe postet ndahen në paritet 60% i takojnë Partisë Demokratike kurse 40 % partive serbe, dhe këtu situata është shumë e qartë", tha Behluli
Sipas deklaratës së Behlulit nëse PPS do të hyjë në koalicionin qeverisës do ti ndahet hise vetëm nga 40 % që kanë subjektet serbe dhe assesi nga 60 % i Partisë Demokratike, po ashtu ky subjekt më i madh shqiptar në komunën e Bujanocit mban të hapur ofertën për partitë e bllokut opozitar shqiptar që të jenë pjesë e pushtetit në Bujanoc.
“Nëse vie deri tek zgjerimi i koalicionit me një parti serbe, kjo do të jetë çështje e bllokut serb, bile ndoshta Partia Demokratike as që do jetë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes sepse kemi të bëjmë me paketën e pozicioneve të bllokut të partive serbe, gjithnjë duke e ruajtur paritetin 60% me 40 % në favor të Partisë Demokratike”, përfundon Behluli./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/Kuvendi-Bujanoc-300x225.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!