Ismaili: Luginës i duhet unitet në procesin e integrimit të Serbisë në BE (video)
Publikimet e fundit të raportit të progresit nga ana e Bashkimit Europian sa i përket të drejtave të pakicave në Serbi, kanë pasqyruar një progres sa i përket gjendjes së pakicave, përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë në këtë shtet. Sipas raportit në fjalë rezulton që Serbia po ec me hapa të sigurt drejtë BE-së.Jeton Ismaili, gazetar, vlerëson se kjo gjendje është pasoj e mos unitetit ndërshqiptarë dhe mungesë e pasqyrimit real të gjendjes së shqiptarëve sidomos në Luginën e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka ftuar përfaqësuesit politik që të bashkohen rreth përfaqësimit të interesave kombëtare, në prag të hapjes së kapitujve 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, si kusht për integrim të Serbisë në BE.
Kryetar i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, , beson në mundësinë reale të një bashkëpunimi ndërshqiptarë sidomos pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe parlamentare, kur sipas tij është krijuar një homogjenitet politik në dy komunat me shumicë shqiptare, por ai ka një sugjerim, shkruan Titulli.com.
Gazetari, Skender Saqipi mendon se është koha e fundit e formimit të një grupi i cili do të ketë për detyrë raportimin mbi të drejtat e shqiptarëve qoftë në institucionet e Serbisë, por edhe në ato ndërkombëtare.
Raporti i fundit i Komisionit Europian për të drejtat e pakicave në Serbi, ka shënuar progres të kësaj të fundit sa i përket përmbushjes së kërkesave të pakicave. Ndërkohë që shqiptarëve në Serbi, vazhdojnë të iu mungojnë të drejtat themelore të njeriut, vlerësojnë përfaqësuesit politik dhe ata të shoqërisë civile./B.Rexhepi/Titulli.com/