FR i Partisë Demokratike: Të rinjtë nuk luhaten nga qëndrimet e veta
Lokale

FR i Partisë Demokratike: Të rinjtë nuk luhaten nga qëndrimet e veta

10.Oct.2016 12:04
0
Forumi Rinor i Partisë Dermokartike në Bujanoc në mbledhjen e saj ka analizuar 100 ditshin e qeverisjes lokale në Bujanoc dhe zërat e largimit të një pjesë të rinisë nga kjo parti.

“Në mbledhje u debatua rreth 100 ditëshit të qeverisjes lokale, i cili fare nuk konsiston me atë çfarë partia që është bartëse e pushtetit proklamonte gjatë fushatës zgjedhore, duke lënë 50 % të funksioneve palës serbe. Ajo çfarë e brengos rininë e PD-së, është se ky pushtet në bazë të koalicionit që kanë po iu lë në dorë serbëve edhe Zyrën për të Rinj, zyrë kjo e cila ishte ndër më të rëndësishmet për rininë e komunës sonë”, thuhet në komunikatën e FR të Partisë Demokratike.

Ndërsa lidhur me zërat që ka ndarje brenda PD-së dhe se një pjesë e rinisë po i bashkëngjitet iniciativave të reja politike, në komunikatë thuhet se se nuk luhaten nga qëndrimet e tyre.

“E vërteta është se çdokush ka të drejt të marr iniciativa të reja politike duke formuar parti të re, por që se rinia e PD-së është e vendosur dhe stabile, duke i qëndruar besnik programit të saj dhe liderit  Nagip Arifi. Të gjithë ata që mendojnë të dezinformojnë popullatën me deklarata të pavërteta, kinse një pjesë e rinisë së PD-së po largohet nga partia dhe po ju bashkohet ndonjë iniciative të re politike, të rinjtë e PD-së janë të vetëdijshëm dhe nuk luhaten nga qëndrimet e veta”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Bujanoc: 

Më datë 07.10.2016 Forumi Rinor i Partisë Demokratike mbajti mbledhjen e saj të rregullt me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të forumit rinor. Në mbledhje u debatua rreth 100 ditëshit të qeverisjes lokale, i cili fare nuk konsiston me atë çfarë partia që është bartëse e pushtetit proklamonte gjatë fushatës zgjedhore, duke lënë 50 % të funksioneve palës serbe. Ajo cfarë e brengos rininë e PD-së, është se ky pushtet në bazë të koalicionit që kanë po iu lë në dorë serbëve edhe Zyrën për të Rinj, zyrë kjo e cila ishte ndër më të rëndësishmet për rininë e komunës sonë, e përmes së cilës shumë të rinj u ofruan për të shfaqur talentin e tyre në lëmi të ndryshme. Ku do të drejtohen tash këta të rinj shqiptarë, e ku do t’i realizojnë të rinjtë idetë e tyre, këtë e din më së miri kryetari i komunës së Bujanocit. Është kjo edhe një dëshmi që ky pushtet përveç funksioneve të shumta që i dha palës serbe, prej 01 Janarit 2017 edhe Zyrën për të Rinj do t’ia dorëzojë palës serbe.

Gjithashtu, në mbledhje nga të pranishmit u shtrua edhe pyetja se sa janë të vërteta zërat që ka ndarje në PD, që po proklamohet në rrjetet sociale. E vërteta është se çdokush ka të drejt të marr iniciativa të reja politike duke formuar parti të re, por që se rinia e PD-së është e vendosur dhe stabile, duke i qëndruar besnik programit të saj dhe liderit z. Nagip Arifi. Të gjithë ata që mendojnë të dezinformojnë popullatën me deklarata të pavërteta, kinse një pjesë e rinisë së PD-së po largohet nga partia dhe po ju bashkohet ndonjë iniciative të re politike, të rinjtë e PD-së janë të vetëdijshëm dhe nuk luhaten nga qëndrimet e veta. Të rinjtë e PD-së mendojnë se këto veprime kanë për qëllim të dobësojnë partinë, e që është njëri ndër prioritetet e PVD-së, e cila ka gjetur disa individë brenda administratës lokale që nuk po munden t’i gëzojnë më privilegjet që i kishin, e me këtë rast kanë pranuar që të jenë satelitë të tyre për qëllimet e tyre individuale.

Në fund, të kujtojmë edhe njëherë, se PD ka mbajtur zgjedhje të rregullta në muajin shkurt të këtij viti, me një demokraci dhe transparencë të lartë, duke zgjedhur të gjitha organet e saja, dhe si e tillë do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme partiake. Çdo individ ka ardhur vullnetarisht në PD dhe si i tillë mund të largohet.

Rinia ndjehet e fuqishme në PD dhe do të vazhdojë edhe më fuqishëm.

Kryesia e FRPD-së,

07.10.2016

Bujanoc

 

Ismaili: Luginës i duhet unitet në procesin e integrimit të Serbisë në BE (video)
Shoqata e e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë shënon 40 vjetorin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration