Ismaili: Heqja e lapidarit e paramenduar nga Beogradi (video)
Lokale

Ismaili: Heqja e lapidarit e paramenduar nga Beogradi (video)

24.Jan.2013 18:12
0

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk janë në gjendje të derdhin më gjak, për çështje si lapidarët. Destani i është përgjigjur deklarimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të turpshme që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së. Analisti Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për deklarata boshe, ndaj shqiptarëve të Luginës, ndërsa nuk kanë ndarë asnjë cent për Luginën, shkruan jnk.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të frustruar me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të turpshëm mosreagimin e tyre me rastin e intervenimit të xhandarmërisë serbe për heqjen e lapidarit nga qendra e Preshevës. Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, ka thënë se “shqiptarët e Luginës nuk janë në gjendje të derdhin më asnjë pikë gjak për lapidarët”. Ai i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se “është turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së”. Deklaratë të ngjashme për mediat kosovare ka bërë dhe Xhevat Haliti, nënkryetar i PDK-së, ish-drejtues i UÇK-së. “Në Luginë ka frustrim me deklaratat e Thaçit dhe Halitit”, ka thënë Destani, për emisionin “Jeta në Kosovë”, i cili transmetohet të enjten në mbrëmje, në RTK. Heqjen e lapidarit të 27 ushtarëve të UÇPMB-së, Destani e ka cilësuar si veprim kalkulues të Qeverisë së Serbisë, duke dashur të dëshmojë se veriu i Mitrovicës dhe Lugina, në dialogun që po zhvillohet të Bruksel ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit nuk mund të trajtohen si çështje paralele. Ndërkaq, analisti Nexhmedin Spahiu, deklarimet e kryeministrave shqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, lidhur me ngjarjet në Preshevë i ka cilësuar deklarata për poenë politikë. Spahiu ka thënë se as Qeveria e Shqipërisë, dhe as ajo e Kosovës, nuk kanë ndarë asnjëherë një cent për shqiptarët e Luginës. Ai ka kërkuar “jo deklarata politike, por vepra konkrete”. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria ndajnë përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e pakicave shqiptare në rajon. Jeton Ismaili, drejtor i Televizionit “Spektri” në Bujanoc, është shprehur gjatë debatit se liderët shqiptarë duhet të bashkërendojnë qëndrimet për çështjen e Luginës së Preshevës. Ai konsideron se heqja me dhunë e lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nuk është shfrytëzuar mirë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Sipas tij, edhe shqiptarët e Luginës do të duhej të protestonin dhe të kundërshtonin fizikisht heqjen e monumentit tij. Ai ka kritikuar edhe vetë liderët e tri komunave të banuara me shumicë shqiptare se nuk janë të bashkërenduar.  Sipas tij, liderët e Luginës në takime në Prishtinë ose Tiranë “shkojnë me autobus”, pasi nuk merren vesh që një përfaqësues të flasë në emër të tyre. Drejtor i Televizionit “Spektri” beson se heqja e lapidarit në Preshevë ka qenë e paramenduar nga Qeveria e Beogradit. “Lugina e Preshevës ka dikund 20 lapidarë të ushtarëve të UÇPMB-së”, tregon ai. “Gjesti i së dielës është një poshtërim dhe nënshtrim që i është bërë shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shprehet Ismaili. Gazetari i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në Tiranë, Besar Likmeta, mendon se partitë politike shqiptare, si zakonisht, në rastin e heqjes së monumentit të ish-luftëtarëve shqiptarë në Preshevë kanë bërë deklarata nacionaliste për çështje të brendshme. Sipas tij, deklaratat “super nacionaliste” të kryeministrit Berisha janë pjesë e fushatës zgjedhore, drejt të cilave po shkon Shqipëria. Edhe Likmeta ka vënë në dukje se Qeveria e Shqipërisë nuk ka ndarë asnjëherë ndonjë fond për Luginën, ndërkohë që për Graçanicën ia ka ndarë 400 mijë euro. Nga ana tjetër, Likmeta ka kritikuar ashpër udhëheqësit e Preshevës, se me çfarë baze ligjore është ngritur lapidari. Nënkryetari i Preshevës, Skender Destani, ka thënë se “procedura ligjore nuk është e qartë për asnjë ndërtim të monumenteve në Serbi”. Sipas tij, në tërë territorin e Serbisë, ngritja e lapidarëve ka qenë e paligjshme dhe se të gjithë lapidarët pas luftës atje janë ngritur pa procedura ligjore. Ai ka thënë se do të ishte e pamundur të merrej leje nga qeveria për ngritjen e këtij lapidari, pasi që Beogradi e konsideron UÇPMB-në si terroriste. “Mirëpo ngritja e lapidarëve është kompetencë e qeverisjes lokale”, ka arsyetuar ai. Por, Destani beson se Serbia, me heqjen me forcë të lapidarit, ka dashur të përçojë mesazhin te shqiptarët se “nuk kanë më vend në Luginë”. Sipas nënkryetarit të Preshevës, spektri politik shqiptar në Luginë është “më i bashkuar se kurrë”, por ai i ka quajtur të mirëseardhura “përkrahjet nga jashtë”, sepse “Lugina nuk ka ku të mbështetet tjetërkund”./Titulli.com/ http://youtu.be/lCNBMd5eMAMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/gazetari-....ismali-destani-gazetar.png): failed to open stream: No such file or directory
Hasani: Nuk jemi në pozitë të Serbisë për të ndihmuar Luginën
“VETËVENDOSJE”- Falënderit !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration