Hasani: Nuk jemi në pozitë të Serbisë për të ndihmuar Luginën
Lokale

Hasani: Nuk jemi në pozitë të Serbisë për të ndihmuar Luginën

24.Jan.2013 18:52
0
“Ne nuk kemi forcë të mbrohemi nga xhandarmëria serbe, ne kemi vendosur që nga viti 2001 e këtej të gjithë problemet në Luginë të Preshevës ti zgjidhim me dialog. Ata të cilët kanë përdorë forcën edhe para viteve 1999 kanë pësuar dhe shpresojë se do të jenë humbës edhe kësaj here”, kështu u shpreh sot kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar situatën e fundit të krijuar në Luginë pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së. Arifi i tha gazetarëve në Prishtinë se për momentin nuk ka bisedime me Qeverinë serbe por vetëm me ndërkombëtarët, dhe sipas tij javën e ardhshme Luginën do ta vizitojë edhe përfaqësuesi ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ku do të bisedohet për çështjet që i preokupojnë shqiptarët në Luginë, raporton Titulli. Ndërsa, duke bërë një lloj paralelizmi për ndihmën që Qeveria e Serbisë i ofron serbëve në Kosovë dhe mënyrën se si Qeveria e Kosovës mund të ndihmojë Luginën, zv.ministri për Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ramadan Hasani, tha se shteti i tij nuk është në pozitën e Serbisë. “Qeveria e Kosovës është e preokupuar me problemet  e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mirëpo ne jemi shtet i ri dhe këtë duhet ta dinë të gjithë, pasi nuk jemi në pozitën e Serbisë e cila e ka këtë qasje ndaj serbëve në Kosovës”, tha Hasani. Megjithatë, zv.ministri u shpreh se Qeveria e Kosovës do t’i qaset shumë seriozisht kësaj çështje duke zgjidhur shumë probleme të qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Sipas tij ndihma më e madhe për Luginën nga Qeveria e Kosovës do të jetë që ti heqë të gjitha barrierat, qoftë të qarkullimit apo të plasimit të mallrave në Kosovë. Ai me këtë rast foli edhe për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve që nga Lugina hynë në Kosovë, që siç tha ai “nëse nuk mund të hiqet tërësisht, të zvogëlohet në minimumin e mundshëm”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Arifi-Ramadan-Hasani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
OVL, homazhe dëshmorëve
Ismaili: Heqja e lapidarit e paramenduar nga Beogradi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration