Intelektualët e Medvegjës të indinjuar me kërkesat e serbëve
Lokale

Intelektualët e Medvegjës të indinjuar me kërkesat e serbëve

24.Dec.2012 10:13
0
medvegjaKryesia e Klubit të Vendlindjes “TROJET” shpreh indinjatë lidhur me kërkesat ultranacionaliste në platformën serbe për Kosovën, ndërkaq i shprehu përkrahje unanime qëndrimit të asamblistëve shqiptarë të Bujanocit për reciprocitet politik ndërmjet komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe komunave në Kosovën Lindore . Në Fushë-Kosovë, Klubit i Intelektualëve Shqiptarë nga Medvegja “TROJET” të shtunën mbajti takimin përmbyllës për vitin 2012, me Kryesinë e zgjeruar, për t’i analizuar të gjitha të arriturat, sfidat, vështirësitë dhe ngecjet në vitin që po e lëmë pas. Takimin e udhëhoqi kryetari i klubit, Ismail Muharremi, i cili në fillim raportoi për punën dhe angazhimin gjatë vitit në përfundim, raport i cili ishte gjithëpërfshirës. Pas diskutimeve të gjëra për situatën poltitike dhe të sigurisë, jo vetëm në vendlindje, por edhe më gjerë, nga të pranishmit doli qëndrimi unanim: Kryesia e Klubit të Vendlindjes “TROJET” shpreh indinjatë lidhur me kërkesat ultranacionaliste në platformën serbe për Kosovën, ndërkaq i shprehu përkrahje unanime qëndrimit të asamblistëve shqiptarë të Bujanocit për reciprocitet politik ndërmjet komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe komunave në Kosovën Lindore, raporton medvegja.net Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë (PVD) Fehmi Beha, i cili, duke folur për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vendlindje, shprehu shumë pakënaqësi me këto rrjedha, me situatën gjithnjë e më të rëndë atje, me mungesën e unitetit të faktorit shqiptar, me lojërat dhe padrejtësitë që bëhen nga pushteti aktual në dëm të shqiptarëve, shpeshherë edhe me ndihmën e shërbëtorëve të tij. Me diskutimet e tyre kontribuan edhe Gani Jashari, Shefki Ajeti, Hysen Kadriu, Imer Abazi, Bislim Musliu, Xhafer Demiri etj. Ata, ndër të tjera, u angazhuan që të intensifikohet aktiviteti dhe angazhimi për ta ruajtur praninë shqiptare në trojet tona me të gjitha format e mundshme, ndërkaq u zotuan se Klubi “TROJET” do ta përcjellë dhe koordinojë angazhimin për kthimin e të zhvendosurve në vendlindje, do ta luftojë politikën seleksionuese, që ka të bëjë edhe me punësimin në Medvegjë, do të mbështeten dhe përkrahen kuadrot e profesionalizuara për punësim, të mos kushtëzohen të punësuarit me veprime në dëm të çështjes kombëtare etj. Kryetari i Klubit “TROJET”, Ismail Muharremi, autor i monografive “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj” dhe “Mos harro…!”, premtoi se për bashkatdhetarët tanë në Zvicër, nëpërmjet SHHB “Medvegja”, do të dhurojë 100, përkatësisht 50 ekzemplarë të këtyre botimeve, për të cilat Kryesia e klubit diskutoi edhe për promovimin e tyre në një të ardhme./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/medvegja1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Lapidari nuk do të hiqet, deklaratat e Daçiqit nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve”
Arrestohen 14 serbë që tentonin ta rrënonin përmendoren e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration