Arrestohen 14 serbë që tentonin ta rrënonin përmendoren e UÇPMB-së
Lokale

Arrestohen 14 serbë që tentonin ta rrënonin përmendoren e UÇPMB-së

23.Dec.2012 22:41
0
pllaka-presheve Një grup i të rinjve serb nga Krushevci, Shabaci dhe Beogradi janë ndaluar sot në afërsi të Nishit, pasi që policia kishte marrë informata se ata kanë për qëllim ta shkatërrojnë pllakën përkujtimore të pjesëtarët të UÇPMB-së, e cila në nëntor është përuruar para Kuvendit Komunal të Preshevës. Sipas informatave të para të mediave serbe, 14 të rinj me tri vetura ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës, por policia i ka penguar, duke i arrestuar që të gjithë. Ata i kanë thënë policisë se po shkojnë vetëm për vizitë në këtë qytet. Kundër tre prej tyre është ngritur kallëzim penal sipas Ligjit për armë dhe municione, derisa të tjerët janë liruar. “Tre te ndaluarit janë paraqitur para gjyqtarit për shkelje, sepse me vete kishin pajisje të cilat mund të llogaritën armë siç janë qysqi, mjete të forta tjera metalike, mirëpo armë zjarri nuk kishte, për çka edhe është konstatuar vetëm shkelje, por jo edhe aktakuzë kriminale”, ka njoftuar policia e Nishit, transmeton Titulli. Daçiq: Hiqeni vetë ose do të rrënohet Kryeministri serb Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale, apo në të kundërtën sipas tij, ai do të rrënohet. “Disa thonë se unë nuk guxoj të rrënoj përmendoren që kanë ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vetë apo do të rrënohet, pasi që Qeveria e Serbisë e ka pushtetin ekzekutiv në çdo pjesë të territorit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq. Ai këtë e ka theksuar në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Socialiste Serbe, duke shtuar se shqiptarët duhet të pyesin vetë se këtë përmendore a e kanë ndërtuar për të ndërtuar edhe marrëdhënie të këqija ndëretnike. Në fund të nëntorit në Preshevë u shpalos lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, në të cilin janë shënuar 27 emrat e dëshmorëve të rënë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/pllaka-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Intelektualët e Medvegjës të indinjuar me kërkesat e serbëve
"Hiqeni vetë ose do të rrënohet"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration