Iftari i Solidaritetit (video)
Lokale

Iftari i Solidaritetit (video)

16.Aug.2012 04:40
0

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë, të mërkurën shtroi një iftar për  të ftuarit e saj. Në këtë iftar përveç aktivistëve të kësaj organizate morën pjesë bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit , përfitues, student, si dhe mysafirë nga Tirana, Shkupi, Podgorica e Kumanova dhe më gjerë. Kryetari i QSA, Lejlan Sadiku, gjatë hapjes falënderoi të pranishmit dhe tha se ishte dëshira jon që edhe këtë vit si vitet e kaluara të takohemi në iftarin e solidarizimit. “Pikërisht ju mundësuat që ne ti realizojmë punët e kryera deri më tani për të mirën e shoqërisë duke u solidarizuar me atë çka kishte nevojë populli ynë”, theksoi mes tjerash Sadiku, raporton Titulli. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe dy kryetarët e kuvendeve komunale , i Preshevës Ramiz Latifi dhe Bujanocit, Hajredin Hyda. Me këtë rast Hyda përshëndeti të pranishmit, ndërsa njëherit falënderoi organizatorin për ftesën e bërë. “Komuna e Bujanocit duke e parë veprimtarinë serioze të kësaj organizate, ne kemi qenë të interesuar që projektet e QSA-së ti përkrahim, në mënyrë që kjo qendër e solidaritetit të ketë një aktivitet sa më të madh”, tha mes tjerash Hyda.

Mysafiri nga Tirana, kryetari i shoqatës “Ardhmëria”- Ferid Piku, me rastin e hapjes së fjalimit të tij, prezencën në këtë iftar të mbajtur në Preshevë e quajti një mirësi nga Zoti. Prezenca e tij në këtë vend të cilin e ka dëgjuar si emër dhe e dinë që jetojnë shqiptarët, thotë se është ndryshe kur e ke dëgjuar si emër dhe ndryshe kur e shikon atë dhe dëgjon me veshët e tij. “Vizita në Preshevë është në nivel Farzi e jo nafile, dhe në Ramazan thuhet se Farzet shpërblen sikurse të kesh bërë 70 Farze”, kështu e vlerësoi vizitën e tij në Preshevë kryetari i shoqatës “Ardhmëria”, Ferid Piku, duke plotësuar se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Luginë. QSA me këtë rast ndau edhe mirënjohje për kontributin në informim për mediumet lokale si: TV Presheva, TV Aldi, TV Spektri, TV Bujanoci, RTK, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për portalet informative Titulli.com, Presheva.news dhe Presheva.com. Krejt në fund QSA në bashkëpunim me shtëpinë botuese Logos-A nga Shkupi ndanë nga një libër për pjesëmarrësit e këtij iftari, me titull “25 pyetje mbi Islamin”, si dhe fletëpalosjen e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit./Titulli.com/ http://youtu.be/_XNhkvtugZUcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Iftari-QSA2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Japonia do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Bujanocit
Mustafa: Veriu të kushtëzohet me Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration