Iftar për mërgimtarët e Preshevës
Lokale

Iftar për mërgimtarët e Preshevës

02.Aug.2012 22:01
0
Depoja “Abazi”, “Theranda”, “Drini i Bardhë”, dhe Restorant “Evropa 3” nga Presheva, kanë organizuar një iftar të përbashkët me bashkatdhetarët në restorantin “Evropa 3”. Qëllimi i këtij iftari kishte karakter vëllazëror, njëherit dhe për të shkëmbyer mendime njëri me tjetrin. Bashkatdhetarët e emocionuar kanë thënë se jemi të kënaqur pasi që na kanë bashkuar të gjithëve dhe kjo është hera e parë që po i bëhet një organizim i tillë,ndërsa kanë falënderuar organizatorët, duke shpresuar se ky organizim të bëhet traditë. Sefedin Fejzullahu, njëri nga organizatorët, për TVP thotë se ky organizim është respekt për bashkatdhetarët tanë, që sipas tij po të mos ishin ata edhe ekonomia e vendit nuk do të mbijetonte. “Qëllimi i këtij organizimi të iftarit është për bashkatdhetarët tanë dhe deshëm që të ia bëjmë një respekt që kanë ardhur në vendlindje. Jemi të kënaqur që iu kanë përgjigjur ftesës dhe besoj se do të kalojnë mirë. Po të mos ishin ata për neve do të ishte pak vështirë”, tha Fejzullahu. Në fund të takimit të gjithë të pranishmit ishin të mendimit që organizimet e tilla të bëhen tradicionale, pasi pas bisedave shumë çka mund të bëhet bashkërisht në të mirë të vendit. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/iftari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PVD me një këshilltarë më pak
26 intervenime, Corrotica më e rrezikuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration