Lokale
26 intervenime, Corrotica më e rrezikuara
Në tërë territorin e Komunës së Preshevës deri më tash nga njësia e zjarrfikësve ka pasur intervenime në 26 raste, prej tyre ato që kanë qenë më të shumta dhe me zjarre më të mëdha ishin në fshatin Corroticë më konkretisht në kodrinat e këtij fshati.
Gjithnjë Corrotica ka probleme me zjarret pasi që në kodra ka shumë pisha të mbjellura e që për zjarret janë shumë të rrezikshme, mirëpo fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur pasoja të mëdha e që kanë prekur edhe pronat private.
Duke parë punën e zjarrfikësve që janë duke e bërë bashkësia lokale e Corroticës kanë menduar që ti dalin në ndihmë kësaj njësie. Prej sot njësia e zjarrfikësve është furnizuar me një pompë për fikjen e zjarreve donacion nga bashkësia lokale e Corroticës.
“Ne si bashkësi lokale për ndihmën që na kanë bërë shërbimi i zjarrfikësve të komunës së Preshevës kemi vendosur ti dhurojmë një pompë për fikjen e zjarreve. Është një donacion aq i vogël mirëpo ka një domethënie shumë të madhe për njësitin e zjarrfikësve”, ka thënë kryetari i BL të Corroticës për Televizionin Presheva, Shemsi Hetemi.
Udhëheqësi i njësitit të zjarrfikësve Blagojev Stojkoviq falënderon BL të Corroticës për ndihmën e dhënë dhe apelon që ndihma të ketë edhe më shumë nga të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë.
Kjo është pompa e dytë që tash ka në dispozicion njësia zjarrfikëse. Një e ka siguruar vetë punëtorët e zjarrfikësve me vullnetin e vet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zjarrfiksat.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!