Lokale
Halimi dhe Beqiri në shënimin e 12 vjetorit të OSBE-së në Serbi
[caption id="attachment_46032" align="alignleft" width="207"] Galip Beqiri (KKSH) dhe Riza Halimi (deputet në Parlament)[/caption]
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka festuar 12 vjetorin e punës në Serbi duke ftuar miq, personalitete publike nga vendi dhe diplomatë të huajë.
Në mesin e mysafirëve të ftuar në Beograd ishte edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri.
Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, një fjalë përshëndetësi mori edhe Peter Burkhart, Ambasador i sapo emëruar (më 6 dhjetor) OSBE-së në Serbi, raporton Titulli.OSBE është njëra prej organizatave që më së shumti ka investuar në Luginë. Kjo organizatë që nga konflikti i armatosur në Luginë, është angazhuar për zgjidhjen e çështjeve problematike me mjete paqësore.
[caption id="" align="alignright" width="240"] Ambasadori i OSBE-së në Beograd Peter Burkhard[/caption]
Një prej projekteve më të mëdha të realizuara në tri komunat e banuara me shqiptarë, pjesë e së cilës ka qenë edhe OSBE është projekti i policisë
multietnike, ndërsa angazhim të madh të kësaj organizate Evropiane gjatë kohës që vepron në rajonin e Luginës ka edhe në fushën e mediave./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/galip-beqiri-riza-halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!