Lokale
Arifi merr titullin doktor (foto)
Kryetari i Komunës së Bujanocit sot ka mbrojtur punimin e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit
Arifi, doktoraturën me temë “Dhuna në familje” e mbrojti në prani të komisionit si dhe mysafirëve që kishin ardh me kryetarin e komunës, raporton Titulli.
Përveç familjes, rrugë të gjatë deri në Novi Pazar për të përcjellë nga afër Arifin kishte bërë edhe Hysen Qazimi, babai i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit) si dhe bashkëpunëtorë nga administrata komunale.
Arifi nga dita e sotme mbanë titullin doktor i shkencave. Kryetari i Komunës së Bujanocit Fakultetin e kreu në Prishtinë në vitin 1984, magjistroi në shkencat juridike në vitin 2010 në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Arifi për herë të tretë ka fituar postin e kryetarit të Komunës së Bujanocit pas zgjedhjeve lokale të 6 majit, ndërsa në historinë e Komunës së Bujanocit njihet si shqiptari i parë që ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune, pas konfliktit të armatosur në Luginë gjatë vitit 2000/2001./Titulli.com/
[caption id="attachment_46044" align="aligncenter" width="576"] Nagip Arifi pas shpalljes doktor shkencash, urohet nga bashkëshortja[/caption]
[caption id="attachment_46047" align="aligncenter" width="576"] Komisioni duke i shtruar pyetje Arifit gjatë mbrojtjes së punimit[/caption]
[caption id="attachment_46049" align="aligncenter" width="576"] Mysafirët e Arifit, në mesin e tyre edhe Hysen Qazimi, babi i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit)[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!