Gjingjiq dhe Thaçi ishin të gatshëm për ndërrim territoresh
Lokale

Gjingjiq dhe Thaçi ishin të gatshëm për ndërrim territoresh

12.Sep.2013 18:21
0
Ish-këshilltari i presidentes aktuale, Atifete Jahjaga, Ilir Deda, në rrëfimin prej një insajderi në Rubikon të KTV-së, ka rrëfyer detaje të padëgjuara ndonjëherë në media. Ai ka bërë të ditur se aksioni i 25 korrikut ishte bërë pa dijeninë e presidentes së vendit. Sipas tij, ndarjen e Kosovës e kanë penguar kancelarja gjermane, Angela Merkel, por edhe Ali Ahmeti. Deda ka thënë se idenë e ndarjes kryeministri aktual Hashim Thaçi në 2002-ën e kishte diskutuar me ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq. [caption id="attachment_75359" align="alignleft" width="300"]Ilir Deda Ilir Deda[/caption] Ilir Deda, që gjatë 15 vjetëve është i përfshirë në zhvillimet politike, në cilësinë e njeriut që i ka parë zhvillimet nga brenda, ka rrëfyer detaje, gjatë rrugëtimit të tij politik në institucionet e Kosovës. Ai në emisionin Rubikon të KTV-së ka rrëfyer se si presidentja Atifete Jahjaga nuk kishte qenë e informuar për aksionin e 25 korrikut në veri, të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës. Ndërkaq ka bërë të ditur se në vitin 2002, kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, ishte shprehur i gatshëm për një rivizatim të kufijve. Deda ka thënë së ndarjen e Kosovës ndër vite e ka ndaluar kancelarja gjermane, Angela Merkel,  e cila ka deklaruar se trupat gjermane janë në veri dhe nuk lejojnë ndarjen, por edhe kryetari aktual i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili është angazhuar kundër kësaj. Ai e ka akuzuar kryeministrin Thaçi, për të cilin ka thënë se deri tani interesi i vetëm i tij ka qenë mbetja në pushtet, ndërkaq tani ai të vetmin interes që ka është të mos ndiqet penalisht. Kurse marrëveshjen e 19 prillit e ka quajtur më të keqe se atë të Dejtonit. Drejtori i KIPRED-it ka folur edhe për një sërë çështjesh të tjera, siç është privatizimi i KEK-ut, paratë e të cilit thotë se i kanë marrë njerëzit në pushtet. Për këtë ka thënë se ka marrë edhe konfirmimin nga njerëz brenda Qeverisë, siç janë Mimoza Kusari-Lila dhe Behgjet Pacolli. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/Lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sadriu: Liderët e Luginës nënë e kanë Shqipërinë, babë Serbinë
“Aktivizimi i të rinjve si parandalim i konflikteve” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration