“Aktivizimi i të rinjve si parandalim i konflikteve” (foto)
Lokale

“Aktivizimi i të rinjve si parandalim i konflikteve” (foto)

12.Sep.2013 16:03
0
sezai surroi-2“Iniciativa qytetare”, “Qendra e resurseve civile” si dhe shkolla e mesme “Sezai Surroi”, sot  kanë nënshkruar projektin përmes së cilit synohet ofrimi i të rinjve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Luginë. Dubravka Velat nga “Iniciativa qytetare”, Zejni Fejzullahu drejtor në “Sezai Surroi” dhe Adriana Berisha nga “Qendra e resurseve civile” nënshkruan marrëveshjen përmes së cilës lejohet implementimi i projektit “Aktivizimi i të rinjve si parandalim i konflikteve” në këtë shkollë. Velat, ka përshëndetur këtë nismë duke thënë se kjo do të ndihmojë të rinjtë nga një mes multietnik që të jetojnë dhe zgjidhin problemet së bashku, ndërsa ka sqaruar se projektin e ka financuar ambasada e Britanisë së Madhe kurse implementues të saj janë “Iniciativa qytetare” dhe “Qendra e resurseve civile”.sezai surroi-3 Edhe Fejzullahu me këtë rast tha se projekti është i qëlluar dhe se do të zgjasë dy vite. Ai për Titullin theksoi se projekti “Aktivizimi i të rinjve si parandalim i konflikteve” do të realizohet përmes parlamentit të nxënësve me shkollat tjera në komunë të Bujanocit dhe më gjerë. “Kryesisht në projekt do të inkuadrohen nxënësit e paraleleve të II-ta dhe III-ta, ndërsa do të mbikëqyret nga profesorët e kësaj shkolle, Hysen Saqipi, Tejhane Latifi dhe Arjeta Aliu”, tha Fejzullahu. Vlen theksuar se pjesëmarrësit në këtë projekt, nëse do të jenë të gatshëm donatorët, do të vizitojnë edhe ndonjërin nga parlamentet e shteteve evropiane./Titulli.com/ sezai surroi-4copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/sezai-surroi-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjingjiq dhe Thaçi ishin të gatshëm për ndërrim territoresh
Haxhinjt e Luginës gati, nisja në fund të shtatorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration