Gent Cakaj pas Medvegjës thotë se qeveria shqiptare financon librari në Uqin
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t'i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.
Sipas tij, kontributi në fjalë synon hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin, përcjellë Titulli.com.
Përmes një shënimi në faqen zyrtare “Facebook”, kryediplomati shqiptar theksoi se ky projekt ka rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai theksoi se ky projekt do të vijojë në Tuz, Guci dhe Plavë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ditë më parë pat njoftuar se Qeveria e Shqipërisë do ta financojë hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Sipas tij shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj-allll.jpg): failed to open stream: No such file or directory