Pse Lugina e Preshevës përmendet në takimin Rama-Thaçi, e jo shqiptarët e Maqedonisë ?
Vështrime

Pse Lugina e Preshevës përmendet në takimin Rama-Thaçi, e jo shqiptarët e Maqedonisë ?

12.Jan.2014 15:22
0
Meqë u fol dhe u shkruajt mjaftë shumë (para dhe pas mbajtjes së takimit të Prizrenit), më duket se nuk ka vend më të shkruaj edhe ca rreshta për këtë takim. Dhe as që mendova të merrem më me këtë temë, por ja që një "patriot" si Menduh Vojvoda Thaçi, edhe atëherë kur nuk ke nevojë të shkosh në WC të detyron të shkosh, kur dëgjon se çfarë ai flet. Shkruan: Zejnulla Dauti zejnulla dauti Së pari duhet t'ia përkujtojmë Vojvodës së Maqedonisë se është turp të bëjë krahasime në mes të shqiptarëve, kudo që ata gjenden, e posaçërisht në mes shqiptarëve të Luginës dhe atyre të Maqedonisë. Së dyti duhet t'ia përkujtojmë këtij Vojvodës se shifrat e ngjashme me të tijat lidhur me numrin e shqiptarëve në Luginë, ditëve të fundit po japin edhe zyrtarët e Serbisë, edhe pse edhe ata e dijnë mirë se nuk janë të sakta. Së treti duhet t'ia përkujtojmë Vojvodës se këto informacione (se shqiptarë në Luginë na qenkan 30-40 mijë) sigurisht i ka të marra nga shërbime shumë besnike të tija, dhe jo nga politika lokale, me çka edhe njëherë dëshmohet fakti se për kë ka punuar e punon Vojvoda. Së katërti duhet t'ia përkujtojmë Vojvodës se shqiptarët e Luginës duhet të përmenden jo vetëm në këtë takim por edhe në të gjitha takimet e tjera, përfshirë edhe ato ku edhe Vojvoda merrë pjesë, sepse shqiptarët e Luginës janë të harruar nga shqiptarët e tjerë, e bile nga ata si Vojvoda edhe të fshirë nga ekzistenca. Së pesti duhet t'ia përkujtojmë Vojvodës se shqiptarët e Luginës kanë nevojë të ndihmohen nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, por jo vetëm në mënyrën se si Vojvoda u ka ndihmuar shqiptarëve të Maqedonisë, kur i rrihte, burgoste, maltretonte e bile bile edhe i vriste (kujtojmë ngjarjet e Bit Pazarit, heqjen e Flamurit kombëtarë në Gostivarë, akcionin Stuhia malore në Brodec, e shumë të tjera) Së gjashti duhet t'ia përkujtojmë këtij Vojvodës se shqiptarët e Luginës (duke përfshirë këtu edhe liderët politik të tyre) dallojnë shumë nga ata të Maqedonisë (nëse veç dëshiron të bëjë dallime), ngase ata janë të ndarë në vija politike ndoshta, por atëherë kur duhet të jenë bashkë ata janë bashkë (raste të shumta për të mos i përmendur një nga një). Asnjëherë nuk ka ndodhur në Luginë (siç ka ndodhur me Vojvodën dhe bashkëmendimtarët e tij) që në ndonjë shenim të rëndësishëm që ka të bëjë me kombëtarizëm shqiptarët e Luginës të jenë të ndarë, përderisa Vojvoda edhe në shenimin e 100 vjetorit të ditës së Flamurit kombëtarë, në organizimin në Shkup, nuk morri pjesë. Nuk jam shumë i sigurtë se ka nevojë të shkruhet më tepër për këtë njeri, ngase edhe për këto bile nuk e meriton. Me të drejtë dikush kishte shkruar në një koment “se ky njeri nuk e meriton me qenë drejtues i një Partie politike! Ky e meriton me udhëheq nji lokal ku shitet Droga ose nji Bastore sportive, po assesi një udhêheqës Partie që pretendon ta udhëheqë popullin”. (Autori është gazetar në Radio Televizionin Presheva)
Fondi i shpërlarjes së parave
Bisedë përmes “varresh”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration