Fillon faza përmbyllës e rigjykimit të shqiptarëve të Preshevës
Lokale

Fillon faza përmbyllës e rigjykimit të shqiptarëve të Preshevës

27.Jun.2012 23:58
0
Në ditën e mërkurë, të datës 27. 6. 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, më në fund ka filluar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër shtatëmbëdhjetë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës (gjashtë prej tyre prezent në Gjykatë dhe njëmbëdhjetë në mungesë) të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Preshevë,Orhan Rexhepi. Sipas tij kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, gjatë ditës së rigjykimit, rreth pesë orë i lexoi emrat e dëshmitarëve dhe titujt e dokumenteve-dëshmi, të cilat do të merren parasysh për shpalljen e AKTGJYKIMIT të ri, mbi të gjitha dokumentet të marrura nga EULEX-i, nga Agjencia Informative e Sigurisë Serbe BIA (17. 5. 2012) dhe nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake Serbe VBA (20. 6. 2012). “Ajo gjithashtu tha se do të merren parasysh edhe të gjitha dokumente-dëshmitë e palës mbrojtëse, 264 sosh, gjë e cila nuk kishte ndodhur gjatë shpalljes së Aktgjykimit të parë. E gjitha kjo na jep shpresë se RIGJYKIMI do të jetë i drejtë”, tha Rexhepi. Dita e dytë e fazës përmbyllëse do të vazhdojë nesër (28. 6. 2012) me fjalën përfundimtare të Prokurorisë./Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/gjikymi-i-prehsevrarev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Plagoset polici në Dobrosin të Bujanocit
“Edhe unë dua të shohë si ti”, ndihmo Muhamedin! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration