“Edhe unë dua të shohë si ti”, ndihmo Muhamedin! (video)
Lokale

“Edhe unë dua të shohë si ti”, ndihmo Muhamedin! (video)

26.Jun.2012 19:07
0
I mbështetur në prehrin e nënës në shkallët e shtëpisë së tyre të vjetër, sytë e vogëlushit tre vjeçar ishin të mbushur me plot optimizëm dhe ëndrra për jetën, ndërsa deri sa po qëndronim ne aty, ai sikur dëshironte të na thonjte diçka, por nuk fliste, ndërsa në sytë e tij shkruante “më ndihmoni”. Quhet Muhamed Dermaku, është i lindur në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit dhe është vetëm tre vjeç e gjysmë, ndërsa ai vuan nga sëmundja e syve (baktere në gjak) dhe nëse nuk operohet brenda dy jave, rrezikon të humb të pamurit. Muhamedi qysh në moshën një vjeçare  ka pasur probleme me sytë, por tani ai është i detyruar që brenda dy jave të operohet urgjentisht. Vogëlushi tre vjeçar është i izoluar edhe nga shoqëria pasi që atij i duhet vazhdimisht që dikush të përkujdeset edhe gjatë lojërave që ai bënë me shoqëri. Sipas mjekëve, Muhamedi me syrin e djathtë nuk mund të shikojë 80 % ndërsa me syrin e majtë 70 %, por nëse brenda dy jave nuk arrin që të siguroj shumën e kërkuar prej 7250 euro dhe të operohet, Muhamedi më nuk do të mund të lozë me fëmijët e lagjes, të shkojë në shkollë apo të paktën të jetë i aftë për nevojat e tij personale, pasi ai më nuk do të jetë në gjendje të shohë. Babai i Muhamedit, Milazim Dermaku, me shumë optimizëm dhe lot në sy kërkon që ti ndihmojnë financiarisht të gjithë ata që kanë mundësi. “Operimi është i shtrenjtë dhe i pa përballueshëm për ne,  andaj i ftoj të gjithë qytetarët, bashkë atdhetarët tanë që të na ndihmojnë financiarisht pasi që Muhamedi është në gjendje të rëndë dhe rrezikon që tërë jetën të mbetet i verbër”, thotë Dermaku. Muhamedi fillimisht kishte kërkuar ndihmë në spitalin e Beogradit, më pas në Prishtinë, por këta të fundit i kanë propozuar që Muhamedi të shërohet në spitalin e syve “Europian” në Shkup, por Muhamedit ky operim i kushton 7250 euro dhe është i pa përballueshëm për “xhepin” e familjes Dermaku. Vogëlushi jeton me prindërit dhe dy vëllezërit e tij në një shtëpi të vogël dhe të vjetër. Babai i Muhamedit, Milazim Dermaku punon punë krahu për të ia siguruar kafshatën familjes së tij, ndërsa e ëma përkujdeset për tre djem e tyre. Familja Dermaku kanë hapur edhe një llogari bankare për të gjithë ata që kanë mundësi të i ndihmojnë./Titulli.com/ Komercialna Banka A.D. – Beograd - Miljazim Dermaku Euro     RS 35205903101838302619 CHF      RS 35205903101838302619

http://youtu.be/FLrp4ZvXXQUcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/muhamed-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Fillon faza përmbyllës e rigjykimit të shqiptarëve të Preshevës
Hapet konkursi për pranimin studentëve të rinj në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration