Fazli Musliu u rizgjodh kryetar i SHHLP-së /Zvicër
Lokale

Fazli Musliu u rizgjodh kryetar i SHHLP-së /Zvicër

01.Apr.2013 13:25
0
Shoqata Humanitare ë Luginës së Preshevë në Zvicër mbajti kuvendin e tretë zgjedhorë.Ky kuvend u vlerësua, i suksesshëm edhe nga të pranishmit dhe gjithashtu puna, që ka bërë kjo shoqatë dhe duke parë punën e tyre serioze, që po bëjnë, shoqatës iu bashkuan edhe shumë antarë të tjerë të rinjë, jo vetëm nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, por edhe nga Kosova e Maqedonia dhe pritet që në ditët në vazhdim të rritet edhe më shumë anëtarësia.   Rebstein /ST.Gallen- Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, nuk po ndalet së vepruari në vepër në aspektin humanitarë e kombëtarë. Të gjithë veprimtarët, që janë rreth kësaj shoqate, me një përkushtim të sinqertë, me sukses, po triumfojnë në këtë kohë të pakohë, që jemi duke e jetuar. Siç dihet, e gjithë puna, që bëhet në këtë shoqatë, është pa asnjë lekë, pra, nuk paguhet me të holla, por veprimtarët, janë të lumtur, që po kanë sukses në teren dhe po gjejnë mbështetje tek bashkatdhetarët tanë, jo vetëm nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Me një fjalë, të gjithë vëllezërit e të gjitha trevave shqiptare, janë afër kësaj shoqate dhe i japin përkrahje maksimale. Se sa është e suksesshme kjo shoqatë me veprimtarinë e saj humanitare, jemi të njoftuar përmes mediave, ku u kanë lakmi edhe shumë shoqata tjera si motra, që kanë një jetëgjatësi mbi një dekadëshe. Dihet, se nuk është e lehtë, që të vrapohet pas bëmirësisë, duke ditur, se kjo mërgatë, ka dhënë shumë dhe nuk ndalet as sot e kësaj dite, për të mirën e atdheut, por opinioni ynë në diasporë, është i njohur me veprimtarinë e kësaj shoqate, sepse, ndahen ndihma për jetimët, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, e kështu me radhë. Kryesia e kësaj shoqate, ka rreth vetes, burra, që kanë treguar veten nëpër situata të ndryshme, por që nuk dinë të ndalen edhe sot. Më 30 mars 2013, në Restaurantin "Lala", u mbajt Kuvendi i Tretë Zgjedhorë dhe ashtu si është pritur, pa asnjë pengesë, u zgjodh kryesia e re. Ishin mbledhur bashkatdhetarë nga të gjithat trevat shqiptare, për të përcjellur punën e këtij Kuvendi, e në mesin e disa veprimtarëve, ishin edhe përfaqësues të Shoqatës "Atdheu" në Bad Ragaz. Është për të përshëndetur, punën që bënë kjo shoqatë edhe nëpër Kuvende, sepse asnjëherë, nuk ka keqëkuptime nëmes veprimtarëve, por me një zë, kuptohen dhe prezentojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, të sinqertë para të pranishmëve, punën që është bërë për këto dy vjetë, sa ka qenë kryesia e re. Në ballë, qëndronte flamuri ynë kombëtarë dhe shihej projektori, si gjithmonë edhe kësaj here, veprimtari Shaip Bajrami, që njëherit është arkatarë i shoqatës, me një Laptop, herë pas here, jepte pamje, foto e fakte, se kjo shoqatë, nuk është ndalur, asnjë moment për të punuar për bëmirësi. Ferat Rashiti, sekretari i shoqatës, e hapi punën e kuvendit, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit. Pas, disa bisedave informuese, në lidhje, se sa është punuar dhe çka pritej të punohej në të ardhmen, kryesia e shoqatës dhe veprimtarët sa ishin të pranishëm, unanimisht, rizgjodhën po këtë kryesi edhe për një mandat tjetër, për të vazhduar projektet tjera, sepse u cilësua si sukses i madh, e gjithë puna, që ka bërë kjo shoqatë, me kryesinë e saj dhe mbështetjen, që u kanë dhënë mërgimtarët tanë.  Fjalën e rastit e mori edhe kryetari i shoqatës, veprimtari i dalluar i diasporës sonë Fazli Musliu, duke falënderuar kryesinë dhe veprimtarët, që janë rreth shoqatës, si në Zvicër, Belgjikë, Holandë e SHBA, pa përjashtuar të gjithë mërgimtarët e të gjitha trevave shqiptare, e pranoi detyrën e re, edhe pse, tha, se donë shumë angazhim dhe pret edhe mbështetje më të madhe nga të gjithë, sepse, misioni jonë është i shenjtë dhe kujtoi, ca raste, kur kanë takuar familjarë të dëshmorëve. Vërtet është për të përshëndetur kjo punë e madhe që ka bërë kjo shoqatë humanitare, e cila rreth vetes, ka veprimtarë nga Zvicra, Belgjika, Gjermania, Austria, Holanda, SHBA e deri në Australi. Pas këtij kuvendi, pati edhe bashkëbisedim tek të pranishmit, që ju shtruan edhe pyetje kryetarit Musliu në lidhje me Lapidarin në Preshevë, por z.Musliu, me pakë fjalë, duke ia rikujtuar të pranishmëve dhe gjithë opinionit, se ky Lapidar është i të gjithëve, dhe aty ishin të skalitur ata djemë, që dhanë jetën për liri e demokraci, ata djemë, që dhanë jetën kundër regjimit të egër, që e dënoi bota demokratike. E çka ndodhi dhe si ndodhi, jemi në dijeni të gjithë. Ne jemi për paqe dhe ai lapidar ishte paqësorë. Të gjithë bashkatdhetarët kishin hise në ate lapidarë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Gjithashtu, u përmend edhe një projekt tjetër, që ishte ideuar nga Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", për një film dokumentarë, kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, por, sipas z.Fazliu, nuk doli ashtu si ishte paraparë, prandaj, shoqata nuk ka marrë përgjegjësi, se si ka dalur ai emision, ne patëm kërkuar film për dëshmorët e jo emision, kështu, që të nderuar miqë, të hollat na u janë kthyer dhe ne ato të holla do ti përcjellim atje ku ka nevojë, sepse asnjë frangë, nuk guxon të shkoj në një vend të gabuar. Jemi të vetëdijshëm, se ka mos marrëveshje, por punën tonë, nuk ka kush që do të na ndal, përveç perendis, sepse puna jonë është e shenjtë. Kemi dhënë jo më pak se mbi 150.000 franga zvicerane, ku kemi ndërtuar edhe shtëpi, prandaj, nuk e di, a do koment më shumë. Nuk kemi vrapuar për vete, por për ato familje, që kanë nevojë.Gjithashtu, për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kemi ndarë ndihma simbolike, nga 100 franga, për ata që kanë nevojë, gjithnjë, duke iu përgjigjur edhe rregullave tona. Ne falënderojmë të gjithë, që njëzëri jemi rreth shoqatës sonë. Falënderojmë edhe mediat, që kanë qenë afër nesh, e ato nuk kanë qenë të shumta, por sido që të jetë, zëri ynë i ndihmës është dëgjuar dhe gjithsesi do të dëgjohet. Bashkëpunim kemi edhe me shoqata në Kosovë Fjalën e mori edhe Shaip Bajrami, ish kryetar i shoqatës, e që njëherit është arkatarë, duke treguar, se nuk është e lehtë të kërkohet ndihma, por na shtyn zemra dhe shpirti dhe po kemi bëmirës, prandaj, falënderojmë të gjithë që po ndihmojnë. Prof.Nasir Rrustemi që vjenë nga Maqedonia dhe është një veprimtarë i kahershëm, e që është edhe anëtarë i kryesisë, ai tha, se kemi nderin dhe është kënaqësi, që kemi kryetar, një veprimtarë, të kahershëm dhe njëherit xhaxha të dëshmorit Mitat Musliu, prandaj, të gjithë e dijmë, se z.Musliu, ka respekt në opinion dhe ky respekt është treguar me fakte dhe me finalizime të shumë projekteve në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, ne ishim me një fjalë dhe nuk u bë zhurmë, u rizgjodh kryetarë edhe për një mandat, ku do të na ketë neve prapa, gjithnjë, pa u ndalur, duke ditur, objektivin e kësaj shoqate, ndihmat të mos ndalen. I kemi dëgjuar projektet që i ka bërë kjo shoqatë dhe nuk kanë qenë të lehta, por falë vullnetit të madh që ka kryesia jonë dhe të gjithë bëmirësit. Pas disa bashkëbisedimeve edhe për tema tjera, kryesia e shoqatës, ndajti edhe një mirënjohje Post Mortem për veprimtarin e bëmirësin nga fshati Miratoc i Preshevës, i cili jetonte dhe vepronte në Flums të Zvicrës, të ndjerin Sali Salihu, i cili para disa ditësh, u nda kjo jetë dhe mirënjohjen e pranoi vëllau i tij. Fazli Musliu, theksoi ndër të tjera: "Saliu ishte miku ynë i madh, ai ishte që nga dita e parë afër nesh, ai nuk diti të ndalej, gjithmonë ishte aty, kur kërkohej ndihma dhe që kishte të bënte për drejtimin kombëtarë. Ka bërë shumë për bëmirësi dhe ne u jemi mirënjohës përgjithmonë, u kemi ndarë mirënjohje edhe sa ishte gjallë, pra në mesin tonë, por edhe pas vdekjes, po i ndajmë mirënjohje, që ta ketë familja e tij, se Saliu, ishte veprimtarë dhe do të kujtohet gjithmonë me zemër tek ne. E kemi humbur një mik të madh, por vepra e tij, është gjithmonë në mesin tonë. Perendia e gradoftë me gjitha të mirat e botës së përjetshme. Ky kuvend u vlerësua si i suksesshëm edhe nga të pranishmit dhe gjithashtu puna që ka bërë kjo shoqatë dhe duke parë punën e tyre serioze që po bëjnë, shoqatës iu bashkuan edhe shumë anëtarë të tjerë të rinjë, jo vetëm nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, por edhe nga Kosova e Maqedonia dhe pritet që në ditët në vazhdim të rritet edhe më shumë anëtarësia. Prof.Nasir Rrustemi, i njoftoi të pranishmit, se është duke u punuar, që kjo shoqatë të jetë pjesë e familjeve të shoqatave bëmirëse zvicerane, pra që të kenë një bashkëpunim edhe me shoqatat e këtij shteti mik të kombit tonë, pra siç është Zvicra. Ferat Rashiti, sekretari i shoqatës, falënderoi të gjithë të pranishmit edhe njëherë për prezencën e tyre dhe shtoi se: "Kemi pritur edhe më shumë bashkatdhetarë, por me që ishin festat shumica prej tyre kanë shkuar nëpër pushime, qoftë në atdhe, apo në vizita të ndryshme dhe shumica prej tyre, janë pajtuar me idetë tona dhe pajtohen, kjo është e sinqertë dhe është vërtet e shenjtë. Neve na gëzon, sepse jemi një dhe nuk dijmë të ndalemi dhe nuk e kemi ndërmend të përçahemi, nëse dikushi e ka në qef. Nuk ka rëndësi tek ne numri i pjesmarrësve, sepse kemi pasur mbledhje të mëhershme dhe tek të gjitha jemi një, një dhe vetëm një. Kemi vrapuar e do të vrapojmë për bëmirësi, por gëzohem shumë, që rreth vetes, ka bëmirës e veprimtarë të vërtetuar origjinal, e jo për apetitet të ndryshme. Vlenë të përmendet, se gjatë bashkëbisedimit, u folë edhe për projektet e tjera, që do ti ketë kjo shoqatë në dy vitet, që do të vijnë, e që ABC e shoqatës, siç dihet janë jetimët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe studentët. Gjithashtu, kjo kryesi, përmendi edhe Akademinë Përkujtimore që do të mbahet në muajin maj, ashtu si është mbajt edhe herave tjera dhe që është i vetmi përkujtim, që bëhet për dëshmorët e UÇPMB-së në diasporë, ku e kanë përshëndetur gjithmonë miqtë më të mirë të kombit tonë, si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Disa herë, u përmend gjatë këtij takimi, se kjo shoqatë është apolitike dhe do të mbetet, ne i përkrahim ata që punojnë dhe u falënderuan edhe njëherë publikisht, se me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Preshevë, u pat mbajtur një manifestim kushtuar kremtimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, e me këtë rast, iu nda edhe një mirënjohje shoqatës Lugina e Preshevës, e kjo tregon, se edhe në Preshevë, nga i pari i komunës gëzon autoritet të madh. Menjëherë, erdhën urimet nga kryesia e Shoqatës Humanitare "Medvegja" me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, e që dihet, se këto dy shoqata, kanë pasur dhe kanë një bashkëpunim të shkëlqyer nëmes veti. Foto dhe teksti: Dashnim Hebibi

DSC_1436

DSC_1438

DSC_1441

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/DSC_1436.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KKSH e pakënaqur me vonesat e transfereve financiare?
Delegacioni nga Bujanoci në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration