Lokale
Delegacioni nga Bujanoci në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore
Gjatë ditës së nesërme në selinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në Shkup, një delegacion i komunës së Bujanocit i përbërë nga Nexhat Behluli, koordinator pranë Zyres për Zhvillim Ekonomik për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Arbër Pajaziti-kryeshef i Drejtoratit për Veprimtari Shoqërore dhe shef i kabinetit të kryetarit të komunës, si dhe Xhelal Hasani-drejtor i Agjencionit për Zhvillim Ekonomik për Bujanoc dhe Preshevë, do të zhvillojnë një takim pune.
Nikoqir i delegacionit nga komuna e Bujanocit në Shkup do të jetë Menderez Kuci, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, raporton Titulli.
Takimi organizohet me qëllim të rrumbullaksimit të përgatitjeve finale, para nënshkrimit të matrveshjes për bashkëpunim në mes të Komunës së Bujanocit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Kjo marrëveshje nënshkruhet para se më 19 prill, në Tiranë, të firmoset marrëveshja e karakterit të njejtë në mes të Komunës së Bujanocit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë.
Komuna e Bujanocit gjatë muajit shkurt të këtij viti ka firmosur marrveshjen e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës.
Udhëheqësia komunale ka vendosur që pasi të kryhen këto akte procedurale të firmosjes së marrveshjeve për bashkëpunim në relacion: Bujanoc-Kosovë- Maqedoni-Shqipëri, do të fillojë konkretizimi i iniciativave adekuate me interes të bashkëpunimit ekonomik rajonal./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/oda-maqedoni.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!