Facebook lançon Reels për të gjithë përdoruesit
Shkencë dhe teknologji

Facebook lançon Reels për të gjithë përdoruesit

27.Feb.2022 19:24
0

Do të jetë një testim madhor për kompaninë e cila e ka bërë konkurrencën me TikTok dhe joshjen e moshave të reja në platformë një prioritet.

Nëse ka pasur ndonjëherë dyshime sesa kërcënim përbën TikTok për Facebook, Zuckerberg i qartësuar gjërat kur tha se konkurrenti ishte arsyeja kryesore pse Facebook humbi përdorues për herë të parë. 

Tani kompania është gati ta implementojë klonin e saj të TikTok në pjesët e rrjetit social.

Zyrtarisht njohur me emrin si “Facebook Reels,” versioni i Facebook vjen pasi një viti nga debutimi në Instagram. Kompania ka eksperimentuar prej kohësh me Reels duke inkurajuar përdoruesit të postojnë videot në platformë. 

Facebook Reels debutojnë ditën e sotme në mëse 150 vende të botës ndërsa rrjeti social do ti vendosë kudo në aplikacion edhe në krye të kohështrirjes kur deri sot zinin vend historitë.

Do të jetë një testim madhor për kompaninë e cila e ka bërë konkurrencën me TikTok dhe joshjen e moshave të reja në platformë një prioritet. 

Për të nxitur përdorimin e Reels, Facebook do të ofrojë opsione monetizimi për krijuesit si banera apo reklama në formë afishe. /PCWorld Albanian/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/acebook-reels.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtarët zbulojnë variantin specifik të gjenit që mbron nga sëmundja e rëndë me COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration