Lokale
Euro-Computers, tani edhe me TV kabllor në Komunën e Bujanocit
Euro - Computers në Bujanoc, që njihet si shpërndarësi i parë në këtë komunë i internetit shtëpi më shtëpi, tani në ofertën e saj ka shtuar edhe rrjetin kabllor televiziv.
Me një përvojë prej dekadash në këtë drejtim, Euro – Computers ka filluar që të bëjë edhe shpërndarjen e kabllorëve çka i mundëson çdo qytetari që të shikojë mbi 100 kanale televizive në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera në qytet dhe fshatrat për rreth.
Së shpejti Euro - Computers do t’i ofrojë klientëve te tyre paketën DUO që do të thotë TV Programe dhe Internet shume cilësor.
Gjatë një prononcimi për Titullin, drejtori i kësaj kompanie, Ramiz Asllani tha se “tani për tani është duke u operuar (instaluar dhe shpërndarë) vetëm në qytet, ndërsa në ditët në vazhdim rrjeti ynë do të zgjerohet edhe nëpër fshatrat e komunës se Bujanocit. Çmimet janë te volitshme, të arsyeshme për çdo qytetar”.
Me emetimin e këtyre kanaleve në mënyrë digjitale, duke përfshirë ato nga Digitalb, Tring, kanale gjermane, kanale serbe, kanale turke, kanale italiane etj, mundëson transmetimin digjital dhe HD (Kualitet të Lartë)./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!