Lokale
E gjithë Samolica në asfalt
Me prerjen e shiritit për dy kilometrat e sapo asfaltuara në Samolicë, ky vendbanim shqiptarë i komunës së Bujanocit ka përfunduar me asfaltimin e rrugëve kryesore të saj.
Në prezencë të qytetarëve të Samolicës dhe udhëheqësisë komunale, sot zyrtarisht hyri në funksion rruga e sapo asfaltuar, me gjatësi prej dy kilometrave.
Banorët e Samolicës u shprehën të kënaqur që fshati i tyre është kompletuar me infrastrukturë rrugore, ndërsa për këtë falënderuan qeverisjen lokale.
Kryetari i Komunës së Bujanocit me këtë rast, për RTB-në tha se është i kënaqur me punimet dhe se tani ky vendbanim i përmbushë kushtet e infrastrukturës sipas standardeve Evropiane.
Përveç rrugës dy kilometërshe, janë asfaltuar edhe trotuaret të cilët ishin shumë të nevojshëm për nxënësit që frekuentojnë shkollën fillore të Samolicës “Desanka Maksimoviq”. Projekti i trotuareve kishte filluar në vitin 2008 dhe deri më sot nuk ishte përfunduar.
“Vlera e projektit të asfaltimit të rrugës (2km) është 13milion e 500 mijë dinarë, nga këto mjete 9 milion e 600 mijë dinarë financohen nga trupi Koordinues ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i komunës”, tha me këtë rast Arifi i cili theksoi se trotuaret që u shtruan me asfalt janë realizuar vetëm me mjetet nga buxheti i komunës, me një shumë prej 9 milionë e 900 mijë dinarë.
“Përveç Samolicës do të punohet edhe në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit, të cilat do të kenë infrastrukturë sipas standardeve Evropiane”, tha me këtë rast Arifi.
Kënaqësi të veçantë për punimet në Samolicë shprehu edhe drejtori i shkollës fillore “Desanka Maksimoviq”, Nazmi Nuhiu.
“Ishte një ditë e rëndësisë së madhe për banorët e fshatit Samolicë, e në veçanti fëmijëve të këtij fshati të cilët çdo ditë udhëtojnë në relacionin mjaft të gjatë nga shtëpitë deri në shkollë”, tha drejtori i këtij institucioni arsimor, duke shtuar se “me shtrimin e trotuareve siguria e nxënësve është shumë më e lartë se më parë dhe higjiena do të jetë në nivelin e duhur”.
Samolica nuk do të mbetet vetëm me asfaltim. Sipas Arifit do të punohet që ujësjellësi dhe kanalizimi të shtrihet edhe në lagjet të cilat nuk e kanë këtë infrastrukturë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/arifi-samolice1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!