Lokale
Akademi kushtuar veprimtarit të Luginës, Njazi Kadriut
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së themeluesit të shoqatës”Vatra”dhe ish të burgosurit politik nga Kosova Lindore Njazi Kadriut, sot në sallën e teatrit të qytetit në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së të Burgosurve Politik, dhe shoqata “Vatra”dega në Gjilan u mbajt Akademi Përkujtimore.
Në Akademi morën pjesë shumë qytetarë, ish luftëtarë të luftërave çlirimtare, shokë të Njaziut, ish të përndjekur politik, veprimtarë, deputet të Republikës së Kosovës, përfaqësues të organeve komunale të Gjilanit, Preshevës e Bujanocit e shumë miq e dashamirë.
Pas intonimit të Himnit Kombëtar, për jetën e tij, jetën në burg dhe veprimtarinë atdhetare e shpirtin revolucionar foli bashkëveprimtari i tij Abdyl Bajrami.
Më pas, Gani Krasniqi ish i burgosur politik nga komuna e Malishevës , shpalosi kujtime për Njaziun.
Gjithashtu Avni Veliu bashkëveprimtar dhe anëtar i kryesisë së “Vatrës” foli për aktivitetin e Njaziut në shoqatën “Vatra”.
Një fjalë rasti të shkurtër e paraqiti edhe kryetari i Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega ne Gjilan, Ahmet Daku.
Kushtrim Kadriu përshëndeti të pranishmit në emër të familjes. Në fund Arsim Halili i frymëzuar nga veprimtaria atdhetare e Njazi Kadriut, lexoi në poezi të cilën ia kishte kushtuar atij./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/akadamia-Njaziu1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!