Lokale
DW-Akademi në redaksinë e Titullit (foto)
Ekspertët e gazetarisë nga DW-Akademi kanë qëndruar të hënën për një vizitë pune në redaksinë e portalit informativ Titulli.com
Hener Weithoner dhe Sonila Sand nga DW-Akademi janë njoftuar për së afërmi me kushtet e punës dhe mënyrën e zhvillimit të gazetarisë online, gjatë qëndrimit në zyrën qëndrore të Titullit në Bujanoc.
Kryeradaktori i këtij medium në gjuhën shqipe dhe serbe Argjent Goga i shpjegoi mysafirëve mënyrën e zhvillimit të gazetarisë në Luginë dhe interesimin e publikut të këtushëm për ngjarjet rreth Luginës.
Goga me këtë rast vlerësoi lart vizitën e dy ekspertëve duke thënë se në një të ardhme të afërt Titulli dhe Deutsche Welle (DW) mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
Hener Weithoner, ekspert gjerman, u shpreh i kënaqur me punën që bënë ky medium derisa e vlerësoi lartë suksesin e arritur të Titullit brenda një kohe të shkurt, që nga themelimi në vitin 2012.
[caption id="attachment_88716" align="aligncenter" width="640"] Sonila Sand (majtas) nga DW-Akademi dhe Skender Saqipi në redaksinë qëndrore të Titullit-Bujanoc[/caption]
Ndërsa për Sonila Sand pozitive ishte mënyra e qasjes në ngjarjet që pasqyrohen në këtë portal informativ, duke iu përmbajtur etikës dhe raportimit të drejtë, derisa interesohej edhe për mediat tjera të cilat veprojnë në rajonin tonë.
Skender Saqipi, drejtor menaxhues i portalit informativ Titulli para ekspertëve tha se qëllimi i mediumit që ai drejton është të vazhdojë me rrugëtimin drejt sfidave të reja në fushën e gazetarisë, duke qenë burim i besueshëm i lajmeve edhe për mediat nacionale në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe rajon.
[caption id="attachment_88722" align="aligncenter" width="640"] Hener Weithoner (nga e djathta), Argjent Goga, Sonila Sand, Skender Saqipi, Blerim Iseni në redaksinë qëndrore të Titullit-Bujanoc[/caption]
Weithoner dhe Sand të cilët kanë ardhur nga DW-Akademi për një trajnim në revistën javore “Nacionali”, kanë hyrë në javën e dytë të qëndrimit të tyre në komunën e Bujanocit.
Ata gjatë kësaj kohe kanë vizituar edhe redaksi të mediumeve tjera lokale në komunat Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Titulli-DW-11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!