Lokale
Bujanoci “jep një pjesë të zemrës” për Tanën
Në qytetin e Bujanocit sot vazhdoi aksioni humanitar për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për shërimin e Tana Sabedinit nga Presheva që vuan nga një sëmundje e zemrës.
Edhe pse të hënën mbretëroi mot me shi vullnetarët e Zyrës për të Rinj nga Presheva e Bujanoci, OJQ “Iniciativa qytetare” si dhe nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtimi i mjekësisë, arritën që të grumbullojnë rreth 1300 euro për të shpëtuar Tanën e vogël.
Siç i tha Titullit kryetari i Zyrës për të Rinj në Preshevë Agon Ajeti, shuma e grumbulluar do të kishte qenë edhe më e madhe po të mos ishte moti i ligë pasi vullneti i qytetarëve për të ndihmuar, ekzistonte.
Ai me këtë rast tha se aksioni në Bujanoc nuk do të ndalojë, duke vazhduar me pika të reja grumbullimi të mjeteve me qëllim që sa më shpejt të sigurohen mjetet e nevojshme për shërimin e Tanës.
“Aksioni do të zhvillohet gjatë tërë javës nëpër shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Bujanocit, ndërsa me ndihmën e Bashkësisë Islame kutitë për grumbullimin e të hollave do të vendosen edhe në xhamitë e kësaj komune”, u shpreh Ajeti.
Vazhdimin e aksionit e konfirmoi edhe Vjollca Aliu përfaqësuese e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, duke thënë se grumbullimi i ndihmave për vogëlushen nga Presheva do të vazhdojë deri në fund të javës.
Në dy aksionet e iniciuara nga Zyra për të Rinj në Preshevë dhe ai i cili u zhvillua sot në Bujanoc janë grumbulluar rreth 10200 euro, 8900 në Preshevë dhe 1300 euro në Bujanoc.
Organizatorët me këtë rast i bëjnë apel edhe mërgimtarëve që të kontribuojnë në shërimin e Tana Sabedinit, për shërimin e së cilës nevojiten 50 mijë euro./Titulli.com/
Instruksionet për të ndihmuar nga diaspora
ProCredit Bank, Presheve
MAJLINDA SABEDINI
IBAN: RS35 2206 330 0000 4156 12
SWIFT: PRCBRSBGcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/TANA11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!