Deputeti Kamberi: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë me elemente pozitive për Luginën e Preshevës
Deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington Dc të SHBA-së.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
Pas shumë përpjekjesh, më në fund një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Historike apo jo, me tipare ekonomike apo politike, Marrëveshja e nënshkruar nën drejtimin e drejtperdrejtë të presidentit të superfuqisë së vetme globale, do të duhet të shënojë nisjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe do të duhet të përshpejtojë edhe proceset euroatlantike në Ballkanin Perëndimorë.
Lugina e Preshevës, me gjitha kompleksitetet e çështjes, duhet të jetë pjesë e kësaj agjende euroatlantike që sjell
Marrëveshja e re.
Obligimi reciprok për "njohjen e diplomave universitare" është një ndër elementet pozitive për Luginën e Preshevës.