Arifi: Marrëveshja e nënshkruar në Washington paqe dhe prosperitet në Ballkan
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi e ka përshëndetur marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbosë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Arifi përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se kjo marrëveshje nënkupton paqe dhe prosperitet në Ballkan.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/agip-arifi-komuna-.jpg): failed to open stream: No such file or directory