Lokale
“Deputeti i mbron interesat e të gjithë shqiptarëve. Fatkeqësi që Bujanoci qeveriset nga të gjithë serbët” (video)
Në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka vazhduar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars.
Shaip Kamberi, kandidatë për deputet në parlamentin e Serbisë para simpatizuesve të PVD-së ritheksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në këto procese integruese të cilët po përkrahen edhe nga faktori ndërkombëtarë.
“Më 16 mars të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që mendojnë me mendje të kthjellët dhe të shëndosh, që mendojnë se duke veprua mundë të kryejnë ndonjë punë le ta përkrahin listën e PVD-së që të dalim bashkarish të suksesshëm”, deklaroi Kamberi.
Sipas tij deputeti i ardhshëm nuk do ti mbrojë të drejtat e vetëm një partie por do të jetë përfaqësues i të gjithë shqiptarëve andaj duhet të dëshmojmë se kemi organizim politik këtu.
Duke përkrahur listën PVD-së do të do të fitohet obligimi i deputetit që të flasë dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve këtu.
“Është detyrë e jona që t’i ofrojmë alternativë qytetarëve, t’i bindim se cila është rruga e drejtë dhe jemi të vetëdijshëm se Qeveria e Serbisë ka bllokuar të gjitha investimet nga Vranja e këndej”, tha Kamberi, raporton Titulli.
“Duke bojkotuar dhe mënjanuar proceset politike është e pamundur të bëhet realizimi i të drejtave individuale dhe kolektive këtu, ato mundë të arrihen vetëm me përfaqësimin e njerëzve më të mirë në parlamentin e Serbisë”, theksoi Ragmi Mustafa këshilltarë komunal në Bujanoc.
Shaip Kamberi ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj pushtetit lokal në Bujanoc duke e quajtur edhe një mashtrues flagrant ndaj qytetarëve këtu.
“Një mashtrim flagrant që as serbët se kanë bërë me qytetarët e Bujanocit, ishte premtimi se në Dobrosin do të hapim fabrikë si dhe hapjen e 2000 vendeve të reja të punës. Dhe është fatkeqësi e madhe që për herë të parë në Bujanoc kemi të gjitha rrymat politike serbe pjesë të qeverisjes lokale dhe që asnjë investim nuk vjen këtu”, potencoi Kamberi i mllefosur me qeverisjen aktuale në Bujanoc.
Kamberi shtoi se politika aktuale lokale është ulur në interesa shumë të ulëta klanore e aspak në interes të shqiptarëve të këtushëm.
Vlen theksuar se qytetarët Lluçanit të pranishëm në këtë tubim parazgjedhor shtruan kërkesën e një mobilizimi të gjithmbarshëm shqiptarë që në Parlamentin e Serbisë të dëgjohet edhe zëri i deputetit shqiptarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!