Ambasadori qëndron në Preshevë, viziton maternitetin
Lokale

Ambasadori qëndron në Preshevë, viziton maternitetin

07.Mar.2014 12:00
0
Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch sot ka qëndruar për një vizitë edhe në komunën e Preshevës. Pas vizitës që dje ambasadori i bëri liderëve institucional dhe politik në Bujanoc sot ka qëndruar edhe në Preshevë, me ç’rast është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën. Temë e bisedimeve sipas Mustafës ishte situata aktuale në Luginë dhe mundësia e zhvillimit ekonomik përmes investitorëve të ndryshëm në këtë rajon, raporton Titulli. [caption id="attachment_110528" align="aligncenter" width="576"]Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch dhe kryetari Ragmi Mustafa (foto TV Aldi) Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch dhe kryetari Ragmi Mustafa (foto TV Aldi)[/caption] Gjatë takimit me të parin e komunës ambasadori Jean-Daniel Ruch ka folur edhe për maternitetin në Preshevë derisa së bashku me stafin tij i ka parë punimet e përfunduara në këtë maternitet. Vlen theksuar se Zvicra përmes programit EU Progres së bashku me donatorë tjerë për këtë maternitet deri më tani ka dhuruar 250 mijë euro./Titulli.com/
“Deputeti i mbron interesat e të gjithë shqiptarëve. Fatkeqësi që Bujanoci qeveriset nga të gjithë serbët” (video)
Musliu bënë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration