Certifikohet lista për zgjedhje parlamenetare, Kamberi do t’i prijë proceseve
Lokale

Certifikohet lista për zgjedhje parlamenetare, Kamberi do t’i prijë proceseve

06.Jun.2020 07:44
0

Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor.

Sipas vendimit të KRZ-së lista “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” do të mbajë numrin 16.

Gjithashtu Komisioni Republikan Zgjedhor miratoi vendimin se kjo listë plotëson kushtet për caktimin e dy përfaqësuesve në përbërjen e zgjeruar të anëtarëve të komisionit Farush Islami, jurist i diplomur dhe dhe Ismail Pajaziti gjithashtu jurist i diplomuar nga Bujanoci.

Certifikimimin e ka përshëndetur edhe bartësi i listës, Shaip Kamberi duke theksuar se së bashku me të tjerët do t’i prijë proceseve.

“Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore. Ftoj të gjithë shqiptarët me drejtë vote të përkrahin listën e përbashkët dhe faleminderoj Republikën e Shqipërisë dhe Ministrin Cakaj për përkrahjen e parezervë të kësaj liste”, ka shkruar Kamberi.

Më 19 maj në Preshvë përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevë kanë nënshkruar marrëveshjen  për pjesëmarrje me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ista-perbshket.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi: U dëshmua pafajësia e zyrtarëve komunalë, kompanisë e kandidatit
Sadiku: Kemi dhënë deklarata rreth zbatimit të procedurës së prokurimit publik në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration