Arifi: U dëshmua pafajësia e zyrtarëve komunalë, kompanisë e kandidatit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se saktësia dhe pafajësia e zyrtarëve komunal, një kompanie vendore dhe një kandidati për deputet i caktuar nga "ALTERNATIVA për Ndryshim" u dëshmua nga drejtësia.
Ai ka folur për këtë rast nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
Sipas dyshimet e ngritura me pretekstin e keqpërdorimit kishin për qëllim njollosjen e pushtetit lokal.
Postimi i plotë:
Ndjej keqardhje për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme, ku si rrjedhojë e inicimit të procedurës penale nga ana e Prokurorisë, janë marrë në pyetje 3 zyrtarë komunal, 1 Kompani vendore dhe kandidati për deputet i sapo caktuar nga ALTERNATIVA për Ndryshim në listën e përbashkët të shqiptarëve “ALTERNATIVA Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar”.
Duke besuar në profesionalizmin e zyrtarëve komunal si anëtarë të Komisionit për prokurime publike kemi përcjellur me kujdes, procedurën e intervistimit e cila rezultoi ashtu siç e kemi pritur, me saktësinë dhe pafajsinë totale te zyrtarëve tanë, me ç`rast u dëshmua ditën e djeshme.
Siç është njoftuar opinioni përmes kumtesës zyrtare të MPB-së, çështja lidhet me projektin e Parkut të fëmijëve në Preshevë, në të cilin janë duke u realizuar punimet njëkohësisht nga tre kompani lokale.
Dyshimet e ngritura me pretekstin e keqpërdorimit të mjeteve, të inicuar nga eksponentë të subjekteve tona opozitare, në bashkëpunim me fedualët ekonomik të tyre të implementuar në strukturat e këtyre subjekteve, kishin për qëllim njollosjen e pushtetit lokal, e me theks të veçantë kandidatin për deputet të listës sonë të përbashkët, edhe atë një ditë para dorëzimit zyrtar të listës në Komision republikan zgjedhor.
Gjithashtu duhet theksuar se vetëm pak ditë pas akuzave të pabaza nga opozita në Kuvendin komunal në Preshevë është aktivizuar aparati shtetërorë serb me një pompozitet të paparë për të hapur konspiracione në ndihmë të strukturave opozitare të vjetra politike.
Përdorimi i aparatit shtetëror qoftë në zvarritjen e procedurave të prokurimit, me qëllim të mosimplementimit të projekteve tona, poashtu edhe paraqitjen e punëve në inspektoriatet republikane siç e patëm rastin e projektit të trotuarit në rrugën e Gjilanit, rasti i projektit të Parkut të fëmijëve paraqet sinkronizimin e organizatave politike/ekonomike opozitare, ku në njërën anë kompania kontraktuese tashmë e njohur si militante partiake qëllimisht e vonon realizimin e projektit, ndërkohë që elementet e ofruara për dyshim nga ana e organeve të hetuesisë, dëshmojnë qartë që të njejtit kanë dërguar letra ananonime shantazhuese në ministrinë e brendshme të Serbisë dhe përdorur si mashë politike në vendin tonë.
Ajo që ra në sy, ishte dhe vrulli i dezinformimit të opinionit nga ana e disa FAKE PORTAL-ave tashmë të dëshmuar, të cilët në prag të zgjedhjeve kanë për qëllim tensionimin e atmosferës politike duke përdhosur etikën gazetareske, dhe bërë zëdhënësin e aparatit shtetërorë serb në ndihmë të strukturave të vjetra politike opozitare në Luginë.
Gjithashtu është evidentuar që disa media të caktuara në Kosovë kanë shpifur duke akuzuar se bëhet fjalë për korrupsion në ndihmat e dërguara nga Qeveria Haradinaj.
Ajo që është më e rëndësishmja, popullata jonë tashmë i ka kuptuar qëllimet e tyre dhe është e aftë në filtrimin e informacioneve, nga dezinformatat e tyre të vazhdueshme.
Edhe një herë njoftoj opinionin tonë që të gjithë të intervistuarit janë plotësisht të pastër dhe të liruar nga aktakuza, tentativat e qëllimkëqijve për të njollosur pushtetin lokal si zakonisht dështuan.
Këto akte të ulëta nuk na ndalin në realizimin e qëllimeve tona të larta, por përkundrazi na motivojnë dhe më shumë që angazhimin tonë ta vazhdojmë edhe më fuqishëm. Ndryshimi vazhdon!, ka shkruar Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-besnik.jpg): failed to open stream: No such file or directory