Bushati kërkon koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë
Lokale

Bushati kërkon koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë

30.Oct.2013 14:19
0
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim deputetin nga Lugina e Preshevës, në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, (KKSH), Galip Beqiri. Gjatë bisedës, bashkëkombësit nga Lugina e Preshevës informuan mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, si dhe prezantuan punën e bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në drejtim të zgjidhjes së problemeve kryesore dhe shqetësimeve me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës e gjetkë në Serbi, raporton Lajmi. Ministri Bushati i siguroi bashkëbiseduesit se, nga shteti amë, mbështetja morale, politike dhe materiale për shqiptarët e atyre trevave do të jetë gjithnjë në rritje. Ai theksoi se, “Shqipëria do të punojë që shqiptaret në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve më të përparuara dhe demokratike, në mënyrë që të integrohen plotësisht dhe si qytetarë tё barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë”. Ndërkohë, Ministri Bushati kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë për adresimin dhe zgjidhjen e shpejtë të të gjitha çështjeve me rëndësi jetike për këtë komunitet shqiptar./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/bushati-halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Sezai Surroi” fiton ndaj nxënësve të Preshevës (video)
Bujanoc, vritet me traktorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration