Lokale
Bujanoc, vritet me traktorë
Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ndodhi të martën rreth orës 22:20, në fshatin Spançevc të komunës së Bujanocit, jetën e ka humbur Nebojsha Ristiq (41), derisa Dragan Illiq (52) ka marrë lëndime të rënda trupore. Dy të përfshirit në aksident janë nga rrethina e Bujanocit, njoftoi policia.
“Deri tek aksidenti erdhi kur Ristiq duke drejtuar traktorin e markës “IMT 539”, në rrugën lokale nga drejtimi i fshatit Klenikë për në Spançevc të komunës së Bujanocit, ka dalë nga rruga dhe me këtë rast si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendngjarje. Illiq i cili gjithashtu gjendej në traktorë, kë pasuar lëndime trupore”, tha të mërkurën Dragan Stamenkoviq, zëdhënës i policisë në Vranjë, transmeton OK radio.
Ndihma mjekësore Dragan Illiqit i është dhënë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, nga edhe është dërguar në Qendrën shëndetësore në Vranjë.
Vëzhgimin në vendin e aksidentit e ka kryer zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore publike në Vranjë si dhe zyrtarët policor./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/traktori.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!