
Bujanoc: Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar priten ambasadori Hill dhe Braathu
Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar është pritur në takim ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill dhe Misionit të OSBE-së, Jan Braathu.
Kryetar i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu ka sqaruar për temat e diskutuara:
Postimi në Facebok nga Nevzad Lutfiu:
Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc mirëpritëm ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu.
I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar.
Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes "Gëzimi ynë" në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë.
Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik.
Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi.
