
Bujanoc: Kamberi pret në takim ambasadorin Hill dhe Braathu
Deputeti popullor, Shaip Kamberi ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill dhe Misionit të OSBE-së, Jan Braathu.
Postimi i tij në Facebook:
Sot, me Ambasadorin e SHBA, Christopher Hill e atë të OSBE, Jan Braathu, në zyrën e asistencës së deputetit, diskutam çështjet konkrete që kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës!
Bashkarisht me Sh.T. z.Hill e Braathu u pajtuam që në momentumin që ndodhemi, Lugina e Preshevës ka nevojë urgjente për të parë lëvizje konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtij rajoni.




Të gjitha këto, si pjesë e realizimit të planit 7 Pikësh ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi me shpresë që me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar progresi nuk do të mungojë në vazhdimësi!
Gjithësesi, bisedimet Kosovë-Serbi kanë impaktin e madh tek ne e nga ku, Lugina pret zgjidhjen e një mori çështjesh.

